Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 23, 2016

URIMI I KRYETARES SË BASHKISË ZJ. MAJLINDA BUFI

E diela e 24 Korrikut është një ditë e shënuar për gjithë banorët e Bashkisë Roskovec.
Është një ditë me të cilën fillon historia e re e zonës së Roskovecit pa mohuar vlerat e së kaluarës. Me ditën e 24 Korrikut ne mblidhemi për të gëzuar së bashku një festë krejt të veçantë, një festë gjithëpërfshirëse.
Më 24 Korrik të vitit të kaluar përfaqësuesit më të mirë të popullit që dolën nga zgjedhjet e pushtetit vendor të qershorit 2015, pavarësisht nga pozitat politike, vendosën njëzëri që dita e betimit të tyre të jetë festë për Roskovecin dhe 14 fshatrat që përbëjnë Bashkinë.
Me investimet e realizuara vetëm në një vit pune si dhe me ato që kemi projektuar për çdo fshat, shprehim bindjen se kemi filluar të bëjmë ndryshimin e madh që i gjithë komuniteti të jetojë në vendin e vet me dinjitet.
Tashmë Bashkia e Roskovecit lartëson emrin duke patur si moto të punës vizionin europian. Ejani të gjithë të dielën më 24 Korrik, në festën tonë të përbashkët.
Ta trashëgojmë këtë festë të bukur brez pas brezi.
GËZUAR!
 

DHE PAK ORË – BASHKIA PRET FESTËN

Dhe pak orë për të pritur datën 24 korrik, që shënon për herë të parë festën e Bashkisë Roskovec. Dekori dhe gjithcka po rregullohet për të pritur miqtë e shumtë që do të jenë ditën e diel këtu në kryeqendrën e e bashkisë- Roskovec.
Banorë në çdo fshat, ejani të gjithë të festojmë së bashku!
[lsvr_gallery images=”2374,2375,2376,2377,2378,2379,2380,2381,2382″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TË GJITHË NË FUSHËN E ROSKOVECIT

Të dielën finalja e madhe: ROSKOVECI – STRUMI
Festa e 24 Korrikut ka një tjetër pikë kulmore; ndeshjen finale midis Roskovecit dhe Strumit që zunë dy vendet e para gjatë ndeshjeve direkte të kupës që mban emrin e festës sonë-24 korrik.
Me këtë rast ftojmë të gjithë sportdashësit të shijojnë një ndeshje të veçantë. Njëkohësisht ju bëjmë dhe një sqarim. Në rast se koha e rregullt prej 90 minutash del barazim, nuk do të ketë kohë shtesë, por do të gjuhen penalltitë.
Pas përcaktimit të fituesit, do të ketë një ceremoni e bukur ku do të shpërndahen certifikata dhe medalje. Për fituesit është një kupë. Prandaj të gjithë futbollistët që kontribuan për këto ndeshje janë të ftuar të marrin pjesë.

Ejani të gjithë në fushën e Roskovecit.
[lsvr_gallery images=”2364,2365″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook