U promovua në mjediset e Bibliotekës Publike Roskovec , romani “Bukuroshja e Myzeqesë” e autorit Maksim Zarka.
Bashkia Roskovec në kuadër të promovimit të vlerave kulturore zgjodhi si simbol të identitetit të saj figurën e Bukuroshes së Myzeqesë. Kjo figurë vjen si legjendë përmes një kënge.
Gjatë gjithë orëve të aktivitetit u zbulua se si lindi kënga, si lindi legjenda, shtatorja dhe si lindi romani i z. Maksim Zarka.
Romani me frymë historike, është ndërtuar mbi një shtrat të pasur e të mbledhur me kujdes mitologjik dhe folklorikë nga zona e Myqezesë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi, e cila mbështet çdo projekt kulturor. Gjatë fjalës së saj znj. Bufi falenderoi autorin z. Zarka për këtë vepër letrare kaq të arrirë e cila përciell shumë vlera tek të gjithë lexuesit e pasionuar të letërsisë.
Në praninë e shumë mysafirëve dhe dashmirësve të autorit dhe të librit, mbi librin referuan dhe dhanë vlerësimet e tyre shkrimtarët dhe etnografët: Toli Shabani, Mihal Krimçe, Zoi Pasku dhe Kozma Ndoni.
Në kuadër të aksionit kulturor “ Dhuro një libër- hap një dritare”, aksion me vlera mbarëqytetare, z. Vangjel Pasku i dhuroi bibliotekës së Roskovecit 120 libra, të cilët do të jenë në shërbim të komunitetit.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).