Momente nga prezantimi i cmimit “Kryetar i Bashkisë më Miqesor me Romët” , me përfaqsues të Komunitetit Rom
Ditën e djeshme, në ambientet e Qendrës Sociale Komunitare u zhvillua një takim me përfaqësues të komunitetit Rom.
Qëllimi i ketij takimit ishte prezantimi i çmimit të dhënë nga Parlamenti Evropian për Kryetaren e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi “Kryetar i Bashkisë më Miqesor me Romët”.[lsvr_gallery images=”10863,10864,10865,10866,10867″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Në ketë takim ishin të ftuar special : Zj.Merita Xhafa përfaqesuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, z. Adriatik Hasantari, Drejtor Ekzekutiv i organizatës” Roma Active Albania ( RAA)”, z. Erion Xhaibra anëtar i Komitetit Shtetëror për minoritet pranë Kryeministrisë ,z. Latif Kazanxhiu, aktivist dhe mësuesi i pare i gjuhës Rome, zj.Brisilda Taco, aktiviste Rome,z. Danjel Hyseni pjesë e stafit të organizates RAA, z. Dritan Ziu pjesë e stafit të organizates RAA, z. Sead Kazanxhiu Konsuleti i “Romacted” nga Këshilli i Evropës.
Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi, e cila falenderoi të gjithë pjesëmarresit në atë takim dhe për mbështetjet e tyre në iniciativat që Bashkia Roskovec ka ndërmarrë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Me pas të ftuarit mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse, ku përveç urimeve për këtë çmim të merituar, theksuan bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkinë Roskovec për fuqizimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Ne fund te takimit Kryetarja zj. Bufi prezantoj edhe një platforme të re e komunikimit midis komunitetit rom dhe Egjiptian dhe Bashkisë Roskovec, e cila do te shërbej si urë lidhëse për referimin e problematikave qe ka ky komunitet.
U përzgjodhen 5 anëtarë të propozuar dhe të miratuar vetë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
#PromovimiQeverisjesDemokratike
#IntegrimiKomunitetitRomdheEgjiptian
#BashkiaRoskovec