Mbyllet cikli i parëi shkollës verore
Dita e sotme shënon fundin e ciklit të parë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Stafi organizator i shkollës verore ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
Kryebashkiakia zj. Bufi dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci, shpërndanë çertifikata për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe i uruan për përkushtimin dhe seriozitetin që ata treguan gjatë gjithë ditëve të shkollës verore.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore
[lsvr_gallery images=”8700,8701,8702,8703,8704,8705,8706,8707,8708,8709,8710,8711,8712,8713,8714,8715,8716,8717,8718″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]