Dita e sotme për familjen e z. Pajtim Shehu është një ditë e gëzueshme.
Familja Shehu, një familje në kushte shumë të vështira ekonomike dhe në një banesë që nuk plotëson kushtet minimale për të jetuar, tashmë nuk është më vetëm.
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën ambientaliste “Zharrëza” me Drejtor z. Qani Rredhi, do mundësojnë rikonstruksionin e banesës së kësaj familje.
Për ti takuar më nga afër dhe për ti shprehur mbështetjen e Bashkisë Roskovec ishte Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
Gjithmonë pranë familjeve në nevojë.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).