Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Ditën e djeshme, më datë 18. 10. 2018 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u trajtuan këto çështje.:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës për periudhën 1-31 Tetor 2018.
2. Dhënia e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Tetor 2018.
3. Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Shtator 2018.
4. Miratimi i dhënies mendimi për nivelin e ri të tarifave,të ujësjellës-kanalizime SH.A Roskovec.
5. Fillimin e proçesit gjyqësor përkatës.
6. Prishje objekti “Godinë një-katëshe ish-Komuna Strum”
7. Ndërtimin e një godine 3 katëshe për Strehim Social.
8. Pagesa e qerasë për familjet në nevojë.
9. Miratim fondi për marrjen me qera të objekteve private në Njësinë Administrative Strum për tu përdorur nga Shkolla 9-vjeçare Suk 2.
10. Për informacion dhe njohje e Këshillit në lidhje me marrveshjen e investimit nënshkruar ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Titullarit të Bashkisë Roskovec me objekt “Projekt zhvillimor i Bllokut Nr.2 Roskovec”. Bashkengjitur VKB “Rikualifikimi Urban dhe Zhvillimor i Bllokut Nr.2,Qendra e qytetit Roskovec”.
11. Dërgim i raportit të monitorimit për 4-mujorin e II viti 2018 nga Drejtoria Ekonomike e Bashkisë.
12. Axhenda e takimeve në komunitet në lidhje me llogaridhënien e zbatimit të buxhetit 2018.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
#Informohuni!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak[lsvr_gallery images=”9080,9081,9082,9083″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]