Dëgjese publike

Ditën e Premte , në ambientet e sallës së Këshillit bashkiak, U zhvillua dëgjesa publike me temë :
“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak për vitin 2020, Nr.88 datë 02.12.2020, “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2021””
➡️Me pjesëmarrjen e banorëve të komunitetit, grupe të interesit dhe subjektet të cilët që ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në juridiksionin e Bashkisë Roskovec.

Takim sensibilizues midis DVP Fier dhe MKR në bashkinë Roskovec

Ditën e djeshme u organizua një takim sensibilizues nga DVP Fier me pjesëmarrjen e anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), në bashkinë Roskovec.
👉Në takim morën pjesë Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje në DVP Fier, Koordiatorja Vendore, bashkia Roskovec , Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ), zëdhënësja e DVP Fier, punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve(NjMF), Koordinatorja lokale për komunitetin Rom dhe përfaqësues të institucioneve si: Policia Bashkiake, Zyra Rajonale Arsimore, Shërbimi Social Vendor dhe Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor.
🙏Në fokus të këtij takimi ishte sensibilizimi mbi parandalimin i dhunës në familje, denoncimin e dhunës në familje, trajtimi me përparësi dhe profesionalizëm i rasteve të dhunës në familje, bashkëpunim sa më afikas me të gjithë anëtarët e MKR, me qëllim ofrim të ndihmës së nevojshme viktimave të dhunës në familje duke u kushtuar vëmëndje të veçantë grave, vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Dëgjesë publike

Ditën e sotme u zhvillua dëgjesa publike me grupet e interesit për projekt-vendimet :
 Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitimi i bllokut Nr.1”
 “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të planit të përgjithshëm vendor me proçedurë të përshpejtuar, për bashkinë Roskovec”.