Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Analiza vjetore e Qendrave Shëndetësore

Dy nga katër qendrat shëndetësore të bashkisë Roskovec , ajo e Roskovecit dhe Kurjanit zhvilluan analizën vjetore të vitit 2017
E pranishme në të dyja takimet ishte dhe specialistja e shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec
znj. Manjola Vrapi
Gjatë analizës, drejtueset e Q. SH-re znj.Irma Gishti dhe znj. Majlinda Tafa prezantuan arritjet, nevojat dhe problematikat që stafi ka hasur gjatë punës së tyre
“T’i japim komunitetit mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm.”
Ky është misioni i punës së tyre të përditshme.

[lsvr_gallery images=”6917,6916,6915,6914,6913,6912,6911″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndihma për gratë kryefamiljare

Gratë kryefamiljare, një shtresë e shoqërisë që e ndjejnë më shumë peshën e pamundësisë ekonomike në jetën e tyre.
Nën kujdesin e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi e cila ka qënë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar pjesën më në nevojë të shoqërisë, në bashkëpunim me degën e Kryqit të Kuq Fier, u shpërndanë ndihma ushqimore për 53 gra kryefamiljare.
Gjatë këtij dhurimi human morën pjesë Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe Administratorët e Njësive Administrative të cilët siguruan se nisma të tilla nuk do të mungojnë asnjëherë në të ardhmen.
[lsvr_gallery images=”6935,6936,6937,6938,6939,6940″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Krenarë për nxënësit tanë!

Sot në Pallatin e Kulturës, bashkia Roskovec organizoi sot një aktivitet festiv për nxënësit me rezultate të shkëlqyera. Si asnjëherë më parë u krijua një atmosferë vërtet festive. Fëmijët e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Roskovec ishin protagonistët e një koncerti me këngë, recitime dhe mesazhe të ngrohta e të sinqerta urimi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Me iniciativën e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe organizimin e Përgjegjësit të Pallatit të Kulturës z. Thoma Goga , Përgjegjësit të Arsimit z. Ervin Agaçi, nxënësve të dalluar të shkollave të bashkisë i’u shpërndanë dhurata për përkushtimin e tyre në mësime.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier z. Shkelqim Allkaj.
Kryebashkiakia falenderoi më mirënjohje të thellë këta nxënës të cilët na nderojnë me rezultatet dhe sjelljet e tyre.
Znj. Bufi shprehu se të ndodhesh mes fëmijëve është mrekulli nga më sublimet.
Çfarëdo t’iu dhurosh nuk ka të krahasuar me atë ç’ka merr nga ata……buzëqeshje dhe dashuri.

[lsvr_gallery images=”6944,6945,6946,6947,6948,6949,6950,6951″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Erdhi Babagjyshi në kopsht!

Sot më shumë se çdo ditë tjetër, vogëlushët e kopshteve ndjen atmosferën e festave të fundvitit.
Me iniciativën e veçantë të Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe me financim të fondacionit “Fjala e Jetës” u shpërndanë 460 pakopër të gjithë fëmijët e kopshteve nën juridiksionin e bashkisë Roskovec.
N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Përgjegjësi i Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe përfaqësuesi i fondacionit “Fjala e Jetës” , asistuan gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe ishin ata të cilët ndjen në mënyrë të drejtëpërdrejtë gëzimin dhe lumturinë e fëmijëve.
Një falenderim i veçantë i shkon Kryebashkiakes znj. Bufi e cila është gjithmonë e gatshme për gjetjen e donatorëve dhe gjithmonë e pranishme për ti lumturuar ditët e këtyre vogëlushëve të cilët janë e ardhmja jonë. 
Mirënjohje fondacionit “Fjala e Jetës” për donacionin e realizuar.

[lsvr_gallery images=”6954,6955,6956,6957″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Komisioneve të Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, më datë 20 dhjetor, në sallën e mbledhjeve të Këshillit u mblodh Komisioni Ekonomik i Buxhetit dhe Komisioni për Zhvillimin e Urbanistikës dhe Ndërtimet.
Në këtë takim u diskutua rreth rendit të ditës të mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për e cila do të zhvillohet ditën e premte, ora 15:00.
Pikat më kryesore të cilat u diskutuan ishin:
– Projekt buxheti i bashkisë Roskovec për vitin 2018
– Numri maksimal i punonjësve në bashki.
[lsvr_gallery images=”6960,6961,6962,6963″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njeriu i Vitit 2017

Mbrëmje Gala.
Gala nga vetë rëndësia e kësaj mbrëmjeje, shpallja për 10 profesionistët më të spikatur për vitin 2017.
Tashmë e kthyer në një traditë në bashkinë tonë, një traditë e cila na bën të reflektojmë se sa shumë kapacitete njerëzore ne kemi.
Një aktivitet i organizuar për vitin e dytë rradhazi, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Të ftuar të veçantë të mbrëmjes ishin personalitete me emër nga fusha të ndryshme. 
Të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor: Deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, Deputeti i zonës z. Anduel Xhindi, Prefekti i qarkut Fier z. Baki Bala, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, Kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore znj. Juljana Memaj, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues nga projekti “ Bashkitë për Evropën”, përfaqësues të medias dhe ekspertë të pushtetit vendor.
Përshëndetja e Kryebashkiakes ishte ajo që e hapi mbrëmjen. Në fjalën përshëndetëse Kryetarja shprehu një falenderim shumë të madh dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit, por jo vetëm.
Znj. Bufi pohoi se do të jetë gjithmonë e gatshme për të promovuar qytetin tonë, vlerat, kulturën dhe kapacitetet njerëzore që nuk janë të pakta në Roskovec. Nën tingujt e muzikës filluan të shpërndahen dhe çmimet.
Çmimin e parë, atë të mirënjohjes e dha Kryetarja e bashkisë për
z. Hamad Ben Abdennabi, Drejtuesi i Shoqatës “Gjysmë Hëna e Kuqe”, për kontributin e tij të madh në Roskovec, duke financuar kopshtin me ushqim “Lulet e Jetës”. Gjithashtu çmimi i mirënjohjes i’u dhurua z. Ramiz Sheme, për pëcielljen, promovimin e vlerave dhe traditave ndër vite dhe z. Skënder Zoga për punën e tij të palodhur si mekanizator.
Përfaqësuesit e medias:
znj. Iris Luarasi, znj. Anila Basha, znj. Alma Çupi dhe z. Ilirjan Gjika shpërndanë çmimet për median dhe reportazhet më të mira. Këto çmime i shkuan z. Flamur Çepele, z. Kristaq Dhano dhe znj. Valbona Daci.
Por cila është ajo që presim me kureshtje të madhe të gjithë???
Çmimet për “ Njeriu i Vitit 2017”

“Shkolla më e mirë ” – “Didin Bishani” Kurjan
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Rronjë Mejdani
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Krisja Kola
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Klementina Marku
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Nebi Caushi
“Blegtori/ja më i/e mirë ” –Bledar Metushi
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”- Pastiçeri “Bleta”
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Dashnor Hazizi
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Vjollca Zeqo
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Eldison Kapo
Këta ishin profesionistët e zgjedhur nga votimi i komunitetit.
Qytetarët model të vitit 2017 në Bashkinë Roskovec !
#Vlera_më_e_madhe_e_një_qyteti_janë_banorët_e_tij
#Njeriu_i_Vitit_2017
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6864,6865,6866,6867,6868,6869,6870,6871,6872,6873,6874,6875,6876,6877,6878,6879,6880,6881,6882,6883,6884,6885,6886″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Qazim Hoxha”

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore jo vetëm segmentet kryesore por dhe ato dytësore ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në rrugën ” Qazim Hoxha”.
Pas kanalizimeve, ndërtimit të trotuatit dhe krijimit të hapësirave publike për të gjithë banorët e asaj zone, ka filluar shtrimi me çakull, për tu pasuar nga asfalitimi i saj.
Kështu i japim zgjidhje përfundimtare problemeve të banorëve në rrugën “Qazim Hoxha”.
[lsvr_gallery images=”6791,6792,6793,6794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnime për të rinjtë

Sot më datë 11 Dhjetor, pranë Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe Bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Youth Act, të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuara në këtë takim ishin kryesisht sociale dhe problematikat reale që hasen gjatë përditshmërisë.
Të informosh, integrosh dhe të rrisësh kapacitetin e këtyre të rinjëve, do të thotë se ke realizuar një investim shumë të madh për të ardhmen e vendit.
Sepse këta të rinj janë e ardhmja jonë.
[lsvr_gallery images=”6806,6807,6808,6809,6810,6811,6812,6813″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve kulluese

Puna e mirë e bashkisë Roskovec në rehabilitimin e kanaleve kullues në të gjithë territorin e bashkisë, ishte e dukshme në periudhën me rreshjeve të dendura shiu që sapo kaluam. 
Por puna jonë nuk ndal këtu.
 Sot jemi në Arapaj duke punuar në kanalin kullues K 349.
Në Arapaj sot, nesër tjetër kund.
[lsvr_gallery images=”6821,6820,6819,6818,6817,6816″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

NJERIU I VITIT 2017

“NJERIU I VITIT 2017”
Bashkia Roskovec organizon për herë të dytë aktivitetin “ Njeriu i Vitit 2017”. Këto janë çmime të përvitëshme të cilat do tu jepen figurave më përfaqësuese, që kanë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të jetës.
Për të bërë një zgjedhje sa më objektive, të gjithë banorët e bashkisë Roskovec janë të lutur dhe të lirë të japin propozimet e tyre për “Njeriu i Vitit 2017”, në stendat dhe kutitë e vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Votimi fillon sot më datë 7 Dhjetor dhe mbyllet në datën 15 Dhjetor.
Bëhuni pjesë e këtij votimi!
Kujdes! Votohet vetëm NJË herë!

Facebook
Facebook