Author: bashkiaroskovec
Aplikim për bursat studentore
➡️Për të gjithë studentët!
📌📌📌Njoftojmë të gjithë studentët e arsimit universitar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik viti i I (parë),
Në bazë të VKM Nr.39 datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.903 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar, në rast se doni të aplikoni për një nga bursat e shtetit sipas kritereve që përcaktohen në VKM Nr.39, duhet të paraqiteni pranë sekretarive të universiteteve të bëni kërkesë dhe të aplikoni për bursë.
📌Lutemi që të gjithë ata persona që lexojnë këtë postim, të informojnë studentët që njohin ose të afërmit e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të aplikuar dhe fituar. 🙏🙏
Dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”
Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , ligjit 68/2017, “ Për Financat Vendore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, ju njoftojmë se do të zhvillohen dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”.
Këto takime kanë si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë në hartimin e “Buxhetit 2020” .
Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës!
Për cdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin!
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 17. 08. 2018, ora 17:00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit, organizohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Informacioni është pushtet!
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 14. 09. 2018, ora 17:00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit, organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shtator.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak!
Takimet publike për llogaridhënien
Komunikimi me qytetarët, transparenca dhe llogaridhënia janë parimet bazë në punën tonë.
Për këtë arsye kemi planifikuar takimet publike në lidhje me llogaridhënien e zbatimit të buxhetit 2018, në të gjitha fshatrat e Bashkisë Roskovec, sipas kalendarit të mëposhtëm.
Jeni të lutur të merrni pjesë në këtë takime.
Zëri juaj është shumë i rëndësishëm.
#LlogaridhënieInstitucionevePublike
Mbledhje Këshillit Bashkiak
Ju njoftojmë se ditën e enjte, datë 18. 10. 2018, ora 17:00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit, organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Tetor.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak!
THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKT PROPOZIME NGA GRATË SIPËRMARRËSE
BASHKIA ROSKOVEC SHPALL:
THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKT PROPOZIME NGA GRATË SIPËRMARRËSE
Qëllimi i kësaj thirrje është të mbështesë gratë sipërmarrëse, banore të Bashkisë Roskovec, të cilat:
1. Kanë një biznes dhe duan ta zhvillojnë atë ose
2. Kanë një ide biznesi që duan ta realizojnë.
Bashkia Roskovec fton të gjitha gratë e interesuara në Roskovec që të paraqesin projekt-propozime që adresojnë prioritetin e mëposhtëm të Bashkisë Roskovec:
“Fuqizimi ekonomik e social i grave nëpërmjet hapjes së bizneseve të reja apo zhvillimit të një biznesi ekzistues që drejtohet nga gratë”
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 100.000 Lek deri 300.000 Lek.
Individët/bizneset lejohen që të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim në rast se aplikimet janë në bashkëpunim më individë të tjerë.
Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 4 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Dhjetori 2018 deri në Korrik 2019.
PËRSHTATSHMËRIA/ PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha gratë banore të regjistruara të bashkisë Roskovec. Të gjitha gratë e interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantët, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Roskovec do të jetë i disponueshëm nga 19 Tetor 2018. Dokumentacionin mund të tërhiqet në mënyrat si më poshtë:
– Pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkiaroskovec.gov.al ku duhet ta citoni emrin e personit tëinteresuar
– Duke u paraqitur personalisht në zyrën “Këndi i BE-së”, kati I, Bashkia Roskovec.
– Të shkarkoni në version elektronik paketën eaplikimit që gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec www.bashkiaroskovec.gov.al
Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë Thirrje do të mbahet në Bashkinë Roskovec me datën 1 Nëntor 2018, ora 10:00 pranë Qëndrës Social Komunitare Roskovec.
Pyetje rreth thirrjes publike mund të behën përmes adresës së e-mail-it info@bashkiaroskovec.gov.al , duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me 05/11/2018, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse.
DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në dy (2) kopje të shtypura të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 08:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:
Bashkia Roskovec
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 16/11/2018 , ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes publike, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkiaroskovec.gov.al, në tabelën e njoftimeve të bashkisë.
Dëgjesa Publike për Paketën Fiskale për vitin 2019
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec, bizneset dhe grupet e interesit, se ditën e Premte, më datë 16.11.2018, ora 14:00, në ambientet e Pallatit të Kulturës Roskovec do të organizohet “Dëgjesa Publike” në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2019.
Ju ftojmë te merrni pjesë.
Behuni pjesë e vendimmarrjes.
Dija është pushtet!