Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Kopshti “Lulet e Jetës”

Jo vetëm kopsht me kushtet më të mira infrastrukturore dhe higjeno- sanitare! 
Tashmë kopshti “Lulet e Jetës” ka filluar të funksionoj me drekë.
Puna jonë nuk përfundon këtu. Do të vazhdojmë të kontribuojmë maksimalisht për të përsosur gjithnjë e më shumë kushtet, duke synuar arsimin cilësor.
[lsvr_gallery images=”6168,6169,6170,6171,6172,6173″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ambiente Publike

Në rrugën “Qazim Hoxha”, ku po punohet për rregullimin e lulishtes. Punë në vazhdimësi dhe shumë të tjera na presin.
[lsvr_gallery images=”6176,6177,6178,6179,6180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me të rinjtë

Ashtu siç dhe ishte lajmëruar, sot u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues dhe trajnues të Youth Act, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuar në takim ishin:
1. Demokracia dhe qeverisja e mirë
2. Të drejtat e njeriut
3. Mosdiskriminimi
4. Shërbimet dhe shtresat në nevojë.
Duke qënë së muaji Tetor është cilësuar “ Muaji i luftës kundër trafikimit të personave”, N/ Kryetari z. Hoxha i kushtoi një rëndësi të veçantë kësaj teme gjatë këtij takimi.

[lsvr_gallery images=”6198,6197,6193,6192,6191″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi në kuadër të projektit të financuar nga USAID “ Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Natasha Mazari Drejtoreshë e projektit, znj. Arjana Haxhiu Këshilltare pranë USAID dhe drejtuesit e drejtorive të bashkisë Roskovec. Qellimi i projektit është të mbështesë dhe të fuqizojë kapacitetet dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Tema e takimit të sotëm ishte “ Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës”.
[lsvr_gallery images=”6202,6203,6204,6205″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Kemi nisur me ndërtimin e çatisë në shtëpinë e familjes së Bashkim Himes, Njësia Administrative Strum. Nuk e kemi ndalur punën dhe nuk do të ndalemi deri sa t’i ofrojmë kësaj familje një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
[lsvr_gallery images=”6208,6209,6210,6211″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përfundon rikonstruksioni i shkollës “7 Dëshmorët”

Sot nxënësit e shkollës “ 7 Dëshmorët”, Strum, kanë një shkollë tërësisht të transformuar, me kushte bashkëkohore dhe me një standard europian.
Transformimin e vërtetë të kësaj shkolle do e ndiejnë fëmijët, të cilët nuk do të kenë më problemin e lagështirës, mungesën e kushteve higjeno – sanitare, apo problemet e tjera të mbartura ndër vite.
Falenderojmë Trans Adriatic Pipeline (TAP) për mbështetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Bashkia Roskovec do të vazhdojë të jetë pranë gjithmonë për të standardizuar infrastrukturën, duke bërë të mundur sigurimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Dhe nuk do të ndalemi këtu… 

#Rikonstruksioni_shkollës #7Dëshmorët
[lsvr_gallery images=”6091,6092,6093,6094,6095,6096,6097,6098,6099,6100,6101,6102″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SociAL Qendër Komunitare

Në bashkinë Roskovec çdo ditë punohet.
Sot puntorët vazhdojnë punimet për “SociAL Qendër Komunitare”. Një qendër kjo multifunksionare, bashkëpunim i bashkisë Roskovec me Youth Act dhe financim të IADSA.
Kjo qendër do të mirëpresë të gjthë ata që duan të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë frytdhënëse, duke zhvilluar talentet dhe njëkohësisht duke rritur shkallën e dijeve të tyre.
[lsvr_gallery images=”6107,6108,6109,6110,6111″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në ndihmë të familjeve në nevojë

Ditën e sotme, Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, zhvilloi një vizitë pranë Spitalit Rajonal Fier, ku u njoh nga afër me situatën e znj. Liljana Hatillari, rast i bërë i njohur dhe publik nga mediat. Kryetarja i siguroi mbështetje zonjës dhe fëmijëve të saj dhe e garantoi se shumë shpejt do t’i mundësoi punësim një prej fëmijëve të saj. Në kuadër të projektit “Për ngritjen e Mekanizmit të bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Proçedimit të tij”, një bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD , znj. Hatillari do t’i ofrohet shërbim psikologjik dhe ligjor falas.

Mbështetja e Kryebashkiakes nuk ka për t’i munguar në asnjë moment kësaj familje. Znj. Bufi ka qënë dhe vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë duke i ofruar ndihmën e saj për t’ia lehtësuar sadopak jetësën këtyre familjeve. Raste të njohura të cilat kanë përfituar ndihmën dhe mbështetjen e bashkisë janë : familja Fisheku në Njësinë Administrative Kuman , së fundmi fëmijët Myftaraj në Njësinë Administrative Kurjan dhe familja Hime në Njësinë Administrative Strum.
[lsvr_gallery images=”6114,6115,6116″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dokumenti zyrtar- Hartimi dhe Protokollimi

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua trajnimi 1- ditor me stafin e bashkisë Roskovec. Tema e trajnimit ishte “ Dokumenti zyrtar- Hartimi dhe Protokollimi”.
Trajnimi u mundësua nga Instituti Profesional “Adhami”. Pjesëmarrja ishte e madhe po aq sa interesi që ata shprehën. Çështjet të cilat u diskutuan ishin: mënyra e hartimit të dokumentave të ndryshme , afatet, protokollimi etj.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata.
[lsvr_gallery images=”6123,6122,6121,6120,6119″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhje Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 26. 09. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin shtator 2017.
2. Revokimi i VKB nr.41 datë 09.12.2015 “Për shpronësim dhe lirim të pronave përkatëse”.
3. Për shkëmbim të pronave përkatëse.
4. Hapjen e rrugëve të kalimit në tokat bujqësore.
5. Ngritja e Komisionit për rimatjen dhe përcaktimin e kufijëve të sipërfaqeve bujqësore të fermerëve sipas ndarjeve të bëra nga komisioni i ngritur në vitin 1991, në bazë të ligjit 7501.
6. Miratimin e vlerës së dëmshpërblimit për pronarët e objekteve të dëmtuara, të shkaktuara nga rënia e zjarrit ,fshati Ngjeqar, Nj.A.Kurjan.
7.Miratimi i Metodologjisë për Alokimin e Fondeve për Organizatat e Shoqërisë Civile, OSHC.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.

#Informohu!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak 
[lsvr_gallery images=”6131,6130,6129,6128,6127,6126″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook