KRONIKA E NJË FESTE ORË PAS ORE

– Ora 9.oo. Për herë të parë banda frymore e qytetit krijon atmosferën muzikore.
– 9.oo-9.45. Një grup fëmijësh garojnë më bicikleta
– 10.oo. Zbulohet monumenti. Emocione dhe performancë muzikore.
– 11.00. Panairi i madh agro-bujqësor dhe artizanat.
– 11.30.-12.oo Ekspozitë e arteve figurative. Piktori roskovecar Bajram Mato me 60 punime te shkëlqyera.
– 12.3o- 13.oo Një dokumentar historik. Koktejl dhe ekspozitë retrospektive.
– 18.00-20.oo Një finale futbolli për t’u mbajtur mend. Roskoveci kampion. Shpërndahen certifikatat e mirënjohjes dhe të cilësisë për gjyqtarët, trajnerët, golashënuesit dhe një kupë e bukur për fituesit.
– 21.oo -Rishfaqet dokumentari historik.
21.30 -24.oo- Një mbrëmje që nuk harrohet.Trupa e Portokallisë në shfaqje live për banorët e Roskovecit.

URIMI I KRYETARES SË BASHKISË ZJ. MAJLINDA BUFI

E diela e 24 Korrikut është një ditë e shënuar për gjithë banorët e Bashkisë Roskovec.

Është një ditë me të cilën fillon historia e re e zonës së Roskovecit pa mohuar vlerat e së kaluarës. Me ditën e 24 Korrikut ne mblidhemi për të gëzuar së bashku një festë krejt të veçantë, një festë gjithëpërfshirëse.

Më 24 Korrik të vitit të kaluar përfaqësuesit më të mirë të popullit që dolën nga zgjedhjet e pushtetit vendor të qershorit 2015, pavarësisht nga pozitat politike, vendosën njëzëri që dita e betimit të tyre të jetë festë për Roskovecin dhe 14 fshatrat që përbëjnë Bashkinë.

Me investimet e realizuara vetëm në një vit pune si dhe me ato që kemi projektuar për çdo fshat, shprehim bindjen se kemi filluar të bëjmë ndryshimin e madh që i gjithë komuniteti të jetojë në vendin e vet me dinjitet.

Tashmë Bashkia e Roskovecit lartëson emrin duke patur si moto të punës vizionin europian. Ejani të gjithë të dielën më 24 Korrik, në festën tonë të përbashkët.

Ta trashëgojmë këtë festë të bukur brez pas brezi.

GËZUAR!

 

DHE PAK ORË – BASHKIA PRET FESTËN

Dhe pak orë për të pritur datën 24 korrik, që shënon për herë të parë festën e Bashkisë Roskovec. Dekori dhe gjithcka po rregullohet për të pritur miqtë e shumtë që do të jenë ditën e diel këtu në kryeqendrën e e bashkisë- Roskovec.
Banorë në çdo fshat, ejani të gjithë të festojmë së bashku!

TË GJITHË NË FUSHËN E ROSKOVECIT

Të dielën finalja e madhe: ROSKOVECI – STRUMI

Festa e 24 Korrikut ka një tjetër pikë kulmore; ndeshjen finale midis Roskovecit dhe Strumit që zunë dy vendet e para gjatë ndeshjeve direkte të kupës që mban emrin e festës sonë-24 korrik.

Me këtë rast ftojmë të gjithë sportdashësit të shijojnë një ndeshje të veçantë. Njëkohësisht ju bëjmë dhe një sqarim. Në rast se koha e rregullt prej 90 minutash del barazim, nuk do të ketë kohë shtesë, por do të gjuhen penalltitë.

Pas përcaktimit të fituesit, do të ketë një ceremoni e bukur ku do të shpërndahen certifikata dhe medalje. Për fituesit është një kupë. Prandaj të gjithë futbollistët që kontribuan për këto ndeshje janë të ftuar të marrin pjesë.

Ejani të gjithë në fushën e Roskovecit.

KAMPI VEROR GLOW…

Për herë të parë në Roskovec, në ambientet e bibliotekës publike Roskovec, u organizua një kamp veror për vajza të moshës 13-18 vjeçe, me motivimin ” Le të argëtohemi”. Vullnetarët e Korpusit te Paqes për Shqipërinë (Peace Corps) William Burchell dhe Hillary Richardson, ishin dy prej koordinatorëve kryesor si dhe lektorët e këtij aktiviteti.

U trajtuan tema të ndryshme si:
– Udhëheqja
– Vendosja e objektivave për të ardhmen
– Bukuria
– Vetëvlerësimi
– Barazia gjinore
– Zhvillimi i karrierës

Gjithashtu pjesëmarrëse ishin edhe Kate Becker, Drejtoreshë e Përgjithshme për Peace Corps, dhe Iva Sinani, Koordinatore për Barazinë Gjinore dhe Rininë.

Praktikimi i anglishtes, krijimi i grupeve të reja shoqërore, trajtimi i temave edukative dhe argëtuese ishin kryefjala për këto ditë në Kampin GLOW.

LULËZOI BARI NË RRETHRROTULLIM

Ora 19.oo e ditës së mërkurë. Pamjet më të fundit nga rrethrrotullimi. U vendos bari në cdo cep të rrethrrotullimit që tashmë ngjan me një tortë që pret qershinë- Bukuroshe. Ndërkohë sprucatorët bëjnë detyrën se dhe bari ka etje në këtë vapë normale.

NGA RRETHRROTULLIMI NË UNAZË

Ndërsa festa e madhe e 24 korrikut po afrohet e qytetarët numërojnë orët, në rrethrrotullim sot punohej me intensitet. Format e 14 gjetheve që simbolizojnë 14 fshatrat e bashkisë tonë po përfundojnë.

Ndërsa pritet të shtrohet edhe tapeti me barin e gjelbërt. E pas 3 ditësh aty do të vijë shtatorja e BUKUROSHES që do të zbukurojë gjithë hyrjen e qytetit.

Ndërkohë edhe firma “Boshnjaku B’ filloi shtrimin e segmentit të parë të unazës që fillon nga ky rrethrrotullim deri ku bashkohet me rrugën e Kurjanit.

Shikoni pamjet e fiksuara gjatë ditës së sotme.

ANALIZË 1- VJEÇARE E PUNËS SË BASHKISË

Sot më datë 15 korrik 2016 u zhvillua analiza e punës së Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë merrnin pjesë gjithë stafi drejtues dhe administrata e institucionit. Analizën e hapi kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila prej disa ditësh kishte dhënë porosi që kjo analizë të zhvillohej e hapur për komunitetin.

Drejtorët e drejtorive paraqiten veprimtarinë e strukturave të tyre duke përdorur edhe videoprojektorin.
Në përfundim të raportimeve zj. Majlinda BUFI bëri vrejtje e dha porosi që analiza duhet të ishte më e kompletuar.

Së shpejti do të paraqitet një përmbledhje e përgjithshme e raportimeve

OBJEKTIVI KRYESOR KËTO DITË

Objektivi kryesor këto ditë ka qënë sistemimi dhe përfundimi i punimeve tek rrethrrotullimi, pikërisht atje ku pas disa ditësh do të vendoset edhe shtatorja e Bukuroshes së Strumit.

Këto ditë u bë mbushja e rrethit, po bëhet vendosja e formave zbukuruese që janë pjesë e projektit artistik që shoqëron shtatoren.

Dje kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFi inspektoi këto punime.