Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: Konkurs rajonal

KONKURSI RAJONAL – ÇMIMI I 2-të FESTA E ULLIRIT

Ditën e premte më datë 9 dhjetor 2016 në universitetitin e Vlorës u zhvillua konkursi rajonal midis 15 bashkive organizuar nga Agjensia Zhvillimit Rajonal Vlorë. Në këtë konkurs u paraqitën projektet dhe praktikat më të mira. Bashkia e Roskovecit paraqiti praktikën “FESTA E ULLIRIT- EFEKTET EKONOMIKE DHE NDIKIMI NË PRODHIME BIO TË ZONËS”.
Nga bashkia jonë morën pjesë zëvendëskryetarja Bardha Begaj, Drejtori i Artit dhe Kulturës Thoma Goga si dhe specialistja Kejsi Voli nga Drejtoria e Urbanistikës.
Para një jurie prestigjioze materialin e përgatitur e paraqiti z. Thoma Goga. Mënyra e përgatitjes si dhe stili artistik i prezantimit, krijuan emocione te veçanta. Ndoshta ishte vetë ajo festë e bukur jehona e së cilës vazhdon në median tone, që “mbërtheu” jurinë dhe të pranishmit e shumtë.
Në përfundim juria përzgjodhi 3 praktikat më të mira. Projekti ynë fitoi ÇMIMIN E DYTË dhe fitoi të drejtën që të paraqitet në Tiranë para autoriteteve të larta të qeverisjes së vendit. Ja pra, Roskoveci që dikur e anatemonin, e përbuznin, meriton një çmim dhe ua kalon bashkive më të njohura të vendit si Vlora, Saranda, Tepelena, Përmeti, Himara etj.
Pavarësisht nga ky çmim, grupi realizues, por mbi të gjitha stafi drejtues i Bashkisë me kryetare zj. Majlinda BUFI, tregon seriozitetitn e madh para komunitetit që i ka besuar qeverisjen vendore. Ky është ÇMIMI më i mirë që meriton një staf i tillë.
Po me këtë seriozitet dhe profesionalizëm ky projekt do të paraqitet edhe para autoriteteve kryesore të qeverisjes së vendit pas disa ditësh.

[lsvr_gallery images=”3760,3761,3762,3763″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook