Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

RRUGËS PËR NË KURJAN

Sot në fillim të javës në kuadër edhe të përgatittjeve për FESTËN E ULLIRIT duke shkuar për në Kurjan, pikërisht në kishën 700 vjecare të Shën Kollit, në rrugë pamë një skrep që pastronte vendin e mbetjeve urbane. Në krye të punës ishte përgjegjësi i sektorit të pastrimit zoti Fatjon Agaçi.
Një ndalesë tjetër ishte ajo tek fabrika e vajit që mban emrin “Maliq Hoxha”. Një impiant vërtetë modern ku gjeje klientë nga e gjithë zona. Aty gjetëm edhe zëvendëskryetarin Jorgo Begaj dhe administratorin Kadri Hyskaj që interesoheshin për pjesëmarrjen e kësaj fabrike në panairin që do të hapet më datë 28 tetor në festën e ullirit. Pronarët e fabrikës ishin të interesuar për këtë event dhe premtuan se do të jenë pjesë e festës.
Në majë të kodrës, aty ku kisha e Shën Kollit duket si një “Akropol” i vetetë,, punëtorët e njësisë administrative kishin filluar të rregullonin mjedisin brenda dhe rreth kësaj kishe 700 vjecare.
Ndiqni fotoreportazhin
[lsvr_gallery images=”3481,3482,3483,3484,3485,3486,3487″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.