Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Procedura për Shërbimin Publik të Varrimit Shërbimi i Varrimit

Procedura për Shërbimin Publik të Varrimit Shërbimi i Varrimit

Lista e dokumenteve të kërkuara

Për çdo shërbim varrimi kërkohen dokumentet:

1.Leje varrimi, lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile ku i ndjeri ka vendbanimin

2.Dokument që vërteton vdekjen(skedë vdekjeje), lëshuar nga organi shëndetësor përgjegjës vetëm për ditët e pushimit që nuk mund të sigurohet leja e varrimit.

3.Certifikate vdekje dhe leje transporti të kufomës, lëshuar nga autoriteti konsullor shqiptar, vetëm në rastet kur kufoma tranportohet nga një shtet tjetër.

Shërbimi i Zhvarrimit të zakonshëm nga nëntoka.

a) Lista e dokumenteve të nevojshme për mbetjet mortore(eshtra) që do të transferohen brenda territorit të varrezave të Bashkisë Roskovec:

  • Kërkesë me shkrim për zhvarrim mbetjesh mortore drejtuar Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit dhe Mirëmbajtjes së Varrezave e cila duhet të jetë e nënshkruar nga familjarët e të ndjerit/es shoqëruar me dokumentet si më poshtë: Certifikate vdekjeje të të ndjerit që do të zhvarroset /en Certifikatë të trungut familjar të të ndjerit dhe/ose Dëshmi trashëgimie/testamentare nëse qytetari disponon. (Kërkuesi të respektojë radhën e trashëgimtarëve ligjorë, pasi mban përgjegjësi ligjore për kërkesën e tij, në rast konflikti me familjarët e të ndjerit/es).
  • Kopje e kartës së identitetit të kërkuesit ose kërkuesve.

b) Ne rastin e transferimit të mbetjeve mortore (eshtra) që do të transferohen në njësi administrative të tjera përveç dokumentacionit të mësipërm nevojitet edhe:

  • Miratim për pranimin e mbetjeve mortore, lëshuar nga njësia administrative ku do të transferohen eshtrat.

c) Lista e dokumenteve për mbetjet mortore(eshtra) që do të transferohen/ekstradohen në shtete të tjera përveç dokumenteve të cituara në pikën a kërkohet gjithashtu dhe:

  • Miratimi për futjen e mbetjeve mortore, lëshuar autoriteti konsullor i shtetit ku do të cohen eshtrat.

Shërbimi i zhvarrimit të zakonshëm nga nëntoka kryhet pas kalimit të një periudhe 15 vjeçare nga viti i varrimit. Varri i liruar pas zhvarrimit do të përdoret nga Ndërmarrja për varrim të ri.

Për informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni Përgjegjësin e Sektorit të Varrezave Publike të Bashkisë Roskovec me zyrë në Kuman Z. Neshat Kapo.
Numer telefoni: 068 637 0888

NJOFTIM PËR TREGUN PUBLIK TE DITËS SË DIELË ( PAZARI ROSKOVECIT )

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun publik të  ditës së dielë se duke filluar prej datës 07.06.2020 dhe në vazhdim do të nis funksionimi i tregut, duke patur parasysh protokollet e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.

Vendosja e tregtarëve do të bëhet nën monitorimin e grupeve të punës të ngritura nga Bashkia Roskovec, bazuar në rregulloren për funksionimin e tregut publik  të miratuar prej Këshillit Bashkiak  Roskovec, me vendim nr 37, datë 29.05.2020.

Duke ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin!

 

Shkarko

Shkarko

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për  Vetëqeverisjen Vendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte  datë 29.05.2020,ora 1100, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak mbledhje e radhës. Lutemi të paraqiteni në mbledhje me maska dhe dorashka,ne do ju sigurojmë ruajtjen e distancës të vendeve në sallë .Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
  2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Prill 2020.
  3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
  4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Prill 2020.
  5. Për shpronësimin për interes publik,të pasurive të paluajtshme pronë private,që preken nga projekti “Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Roskovecit”
  6. Për miratim dhe transferim fondesh në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2020.
  7. Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2019.
  8. Rregullore për funksionimin e tregut publik.
  9. Diskutime dhe komente të qytetarëve.

Shënim:Projekt-vendimin e pikës Nr.8 të rendit të ditës do ua vëmë në dispozicion ditën e mbledhjes.

 

THIRRJA E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE

BASHKIA E ROSKOVECIT  NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:

THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE

Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të. Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.

Për sa më sipër, Bashkia Roskovec dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Roskovec si më poshtë:

  1. Prioriteti A : Zhvillim i qendrueshëm i ekonomisë

1.1 A.i : Përmirësimi i guidës turistike dhe përfshirja e  saj në guidën kombëtare

1.2 A.ii : Programe mbështëse për fermerët dhe agrobizneset 

  1. Prioriteti B: Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve

2.1 B. I : Krijimi dhe angazhimi i këshillave qytetarë

2.2 B. Ii: Përfshirja e të rinjëve dhe grupeve të marxhinalizuara, duke krijuar biznese sociale.

  1. Prioriteti C: Përfshirja sociale grupeve të marxhinalizuara

3.1 C. I :  Përmirësimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar në Qendrën e Kujdesit Ditor PAK

3.2 C. Ii: Shërbime të përmirësuara dhe inovative  për moshat e treta.

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 2.000.000 Lek.

OSHC-të të cilat kanë qenë partnere dhe kanë zbatuar projekte në thirrjen e parë dhe të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, por vlera totale e grantit për të gjtha thirrjet (miratuar në thirrjen e parë dhe të dytë dhe aplikuar në thirrjen e tretë) nuk duhet të kalojë 5.000.000 ALL përfituar nga projektet e zbatuara në bashkinë Roskovec.
Bashkia rezervon të drejtën të mos alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Korrik /2020  deri në Mars /2021.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Roskovec do të jetë i disponueshëm nga 27/05/2020, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al  ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën e Menaxhimit te Projekteve Sociale (Qendra Social Komunitare , 9306, Roskovec). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec: www.bashkiaroskovec.gov.al

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, bashkia do të organizojë takime informuese/ ditë të hapura:

  1. Bashkia Roskovec  do të organizojë një takim informues/ditë të hapur mbi Thirrjen e tretë publike, ku ftohen të marin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Roskovec  takimi informues do të organizohet  më 17 Qershor 2020. Më shumë detaje për këtë aktiviteti do të jepen së shpejti nga Bashkita përkatëse nëpërmjet website.
  2. Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me 17/06/ 2020, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet mund t’u dërgohen gjithashtu të gjithë organizatave të cilat kanë dërguar pyetje me email.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një koje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia Roskovec

Roskovec Qender

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  26 /06 / 2020, ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike.

Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë (www.bashkiroskovec.gov.al).

Dokumenta për shkarkim:

Deklarata e partneritetit

Deklarata e shmangies së konflikit të interesit

Shtojca 1

Shtojca 6

Shtojca 7

Shtojca 8

Shtojca 9

Shtojca 10

Shtojca 11

Shtojca 12

 

 

 

Thirrja e III-të për projekt Propozime ReLOaD- Bashkia Roskovec

Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile.

Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së III -të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e prioriteteve për Thirrjen e III-të për projekt propozime që do të shpallet në Mars 2020.
Ky aktivitet organizohet me datë 19 Shkurt 2020, në orën 11:30 , pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.
Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë fushat prioritare si dhe do të përzgjedhim përfaqësuesin e shoqërisë civile si anëtar të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve.
Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 17 Shkurt 2020 në adresën e e-mailit everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al.
Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.
#ReLOaD
#UNDP
#BashkiaRoskovec

Facebook
Facebook