Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për  VetëqeverisjenVendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte datë24.01.2020,ora 1500, te salla e mbledhjeve të këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak,mbledhje e radhës, me rend dite :

1. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2019.
2. Mbi miratimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Roskovec.
3. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2019.
4. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me Ndihmë Ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2020.
5. Për një ndryshim në VKB Nr.116 datë 20.12.2019 “Për miratimin e buxhetit,numrit maksimal të punonjësve të bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse si dhe niveli maksimal i pagave për vitin 2020”.
6. Për ndryshim të Buxhetit 2020 nga zbatimi i projektit “Forcimi i mekanizmit të kordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec” me financim të UNDP-së
7. Për një ndryshim në Vendimin Nr.105 datë 22.11.2019 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2020”.
8. Për miratimin e listës së inventarit të pronave pyje/kullota që transferohen në pronësi të Bashkisë Roskovec.
9. Për një shtesë të listës së inventarit,miratuar me VKM Nr.1210 datë 11.12.2009 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore,në Komunën Kuman,të Qarkut të Fierit”
10. Për një ndryshim në listën e inventarit,miratuar me VKM Nr.770 datë 24.09.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike,shtetërore që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Roskovec,të Qarkut të Fierit”.
11. Informacion mbi vendimin për miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime Sh.A Roskovec.
12. Informacion drejtuar Këshillit nga Ujësjellës-Kanalizime Sh.A Roskovec.
13. Të ndryshme.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Të nderuar qytetarë,
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 20.12.2019 , ora 13.00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit  e këshillit të Bashkisë Roskovec për vitin 2019.

Ju ftojmë të bëheni pjesë.
#MbledhjaeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec

Dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”

Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , ligjit 68/2017, “ Për Financat Vendore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, ju njoftojmë se do të zhvillohen dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”.
Këto takime kanë si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë në hartimin e “Buxhetit 2020” .

Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës!

Për cdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin!

Aplikim për bursat studentore

➡️Për të gjithë studentët!
📌📌📌Njoftojmë të gjithë studentët e arsimit universitar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik viti i I (parë),
Në bazë të VKM Nr.39 datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.903 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar, në rast se doni të aplikoni për një nga bursat e shtetit sipas kritereve që përcaktohen në VKM Nr.39, duhet të paraqiteni pranë sekretarive të universiteteve të bëni kërkesë dhe të aplikoni për bursë.
📌Lutemi që të gjithë ata persona që lexojnë këtë postim, të informojnë studentët që njohin ose të afërmit e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të aplikuar dhe fituar. 🙏🙏

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se më datë 20 Shtator, ora 11:00, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, në ambientet e sallës së mbledhjeve të Këshillit.

Ju informojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe jeni të lutur të merrni pjesë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Të nderuar qytetarë,
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojmë se ditën e martë, datë 20.08.2019 , ora 10.00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit të Bashkisë Roskovec.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.
#MbledhjaeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec

Facebook
Facebook