Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Njoftim nr.2 për të dëmtuarit nga lëkundjet.

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë banorët e Njësisë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, që kanë emrin në listën e miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 911, datë 4.11.2020“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës”,të paraqiten nga data 05.01.2021 deri më date 15.01.2021,në Katin e I(parë) të Bashkisë Roskovec,nëZyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop), për të firmosur  Marrëveshjen Për kryerjen e pagesës sipas VKM Nr. 911/2020me bashkinë Roskovec për kalimin e pagesës përkatëse të dëmshpërblimit që do të mbulohet nga shoqëria Bankers Petroleum Albania LTD. (“Bankers”).

Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqitet:

  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë.
  • Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka ndërruar jetë,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqiten:
  • Trashëgimtari/ët ligjorë apo testamentar, nëse nuk kanë autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.
  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë, nëse trashëgimtari/ët kanëautorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.

Në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje duhet të keni me vete dokument identifikimi:

  • Kartë Identiteti.

Duke ju falenderuar për mirkuptimin

Njoftim

[lsvr_gallery images=”11911″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim për bursa për nxënësit e arsimit të mesëm profesional viti i I(parë)

– Në mbështetje të VKM Nr.666 datë 10.10.2019 për “Kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte  dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike”,njoftojmë  nxënësit e arsimit të mesëm profesional viti i I(parë)  në institucionet arsimore publike , që janë të interesuar  të aplikojnë  për të përfituar një prej bursave të shtetit  sipas kritereve përkatëse  në VKM,se duhet të paraqiten pranë Bashkisë Roskovec,në Sekretarinë e Këshillit për të dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Afati përfundimtar për plotësimin e dokumentave është data 15.12.2020.

Për cdo informacion dhe sqarim ju lutem paraqituni në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin ![lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim për bursa

Facebook
Facebook