Njoftime
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për VetëqeverisjenVendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte datë24.01.2020,ora 1500, te salla e mbledhjeve të këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak,mbledhje e radhës, me rend dite :
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Të nderuar qytetarë,
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 20.12.2019 , ora 13.00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit e këshillit të Bashkisë Roskovec për vitin 2019.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.
#MbledhjaeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec
Dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”
Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , ligjit 68/2017, “ Për Financat Vendore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, ju njoftojmë se do të zhvillohen dëgjesa publike për hartimin e “Buxhetit 2020”.
Këto takime kanë si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë në hartimin e “Buxhetit 2020” .
Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës!
Për cdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin!
Aplikim për bursat studentore
➡️Për të gjithë studentët!
📌📌📌Njoftojmë të gjithë studentët e arsimit universitar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik viti i I (parë),
Në bazë të VKM Nr.39 datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.903 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar, në rast se doni të aplikoni për një nga bursat e shtetit sipas kritereve që përcaktohen në VKM Nr.39, duhet të paraqiteni pranë sekretarive të universiteteve të bëni kërkesë dhe të aplikoni për bursë.
📌Lutemi që të gjithë ata persona që lexojnë këtë postim, të informojnë studentët që njohin ose të afërmit e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të aplikuar dhe fituar. 🙏🙏
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se më datë 20 Shtator, ora 11:00, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, në ambientet e sallës së mbledhjeve të Këshillit.
Ju informojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe jeni të lutur të merrni pjesë