Njoftohen të gjithë banorët e Njësisë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, që kanë emrin në listën e miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 911, datë 4.11.2020“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2020 për Bashkitë Patos dhe Roskovec, për dëmshpërblimet e familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga lëkundjet e tokës”, të paraqiten nga data 05.01.2021 deri më date 15.01.2021,në e I(parë) të Bashkisë Roskovec, nëZyrën me Një Ndalesë (One Stop Shop),për të firmosur  Marrëveshjen Për kryerjen e pagesës sipas VKM Nr. 911/2020me bashkinë Roskovec për kalimin e pagesës përkatëse të dëmshpërblimit që do të mbulohet nga shoqëria Bankers Petroleum Albania LTD. (“Bankers”).

Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqitet:

  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë.

Në rastin kur personi që ka emrin në listë ka ndërruar jetë,për të lidhur marrëveshjen e mësipërme të paraqiten:

  • Trashëgimtari/ët ligjorë apo testamentar, nëse nuk kanë autorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.
  • Përfaqësuesi i autorizuar me prokurë, nëse trashëgimtari/ët kanëautorizuar një person tjetër për kalimin e vlerës së dëmshpërblimit.

Në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje duhet të keni me vete dokument identifikimi:

  • Kartë Identiteti.

Duke ju falenderuar për mirkuptimin

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).