Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Njoftim: Sesion informues nga Këshilli i Bashkisë

Të nderuar qytetarë!

Në datë 21 Tetor 2025, ora 11:30, Këshilli i Bashkisë organizon Sesionin Informues për veprimtarinë e punës së tij pothuaj 2 vjecare. Sesioni organizohet në sallën e Këshillit të Bashkisë.

Janë të nderuar të marrin pjesë në këtë sesion përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve sociale (me ndihmë ekonomike, invalidë, të verbër etj), përfaqësues nga biznesi, të rinjte, gratë, pensionistë, intelektualë aktivistë, media, artistë, sportistë, struktura komunitare, kryetarë fshatrash, institucione shtetërore e private, drejtorë të bashkisë e të tjerë të interesuar.

Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të veprimtarisë së Këshillit. Në faqen zyrtare të Këshillit në web, publikohet gjithë veprimtaria e tij, transmetohen drejtpërdrejt mbledhjet dhe organizohen konsultime publike me grupet e interesit, përpara vendimarrjeve.

Pjesë e transparencës dhe llogaridhënies është edhe organizimi i këtij Sesioni Informues të Këshillit të Bashkisë, që jo vetem të informoheni për punën e deritanishme, por dhe që të dëgjojmë opinionet dhe rekomandimet tuaja, me qëllim përmirësimin e punës sonë.

Ky aktivitet mbështetet nga Projekti Bashki të Forta, që është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.

Agenda of open Day Roskovec