Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Mbledhja e parë e Këshillit të Bashkisë Roskovec.

📌Sot u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Bashkisë Roskovec me mandat 2019-2023.
📌Në këtë mbledhje u zgjodhën organet drejtuese dhe përfaqësuese të këtij Këshilli.
Me shumicë votash Kryetar i Këshillit Bashkiak u zgjodh z.Kadri Hyska dhe Zv/ Kryetarë u zgjodhën z. Leksi Goga dhe z. Genci Hoxha.
Gjithashtu u verifikua dhe u miratua mandati i çdo anëtari të Këshillit Bashkiak.
📌Pas verifikimit dhe betimit të Këshilltarëve të rinj të KB Roskovec, Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, e rikonfirmuar për herë të dytë, bëri betimin dhe ritheksoi edhe njëherë se puna e saj dhe e stafit të Bashkisë Roskovec do të udhëhiqet nga përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, për të zhvilluar qytetin në të mirë të jetës sonë të përbashkët 👏👏
📌Anëtarët e Këshillit Bashkiak në votim të fshehtë votuan për përfaqësuesit e Bashkisë Roskovec në Këshillin e Qarkut Fier.
Nga ky votim rezultuan fitues z. Kudret Kuka, z. Hekuran Beqiraj dhe z. Rrapi Hazizi.
Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak morën pjesë: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, Deputet të Qarkut Fier zj. Antoneta Dhima, zj. Adelina Rista, Z. Anduel Xhindi, Prefekti i Qarkut Fier z. Baki Bala si dhe qytetarë .
I urojmë suksese Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi dhe Këshillit Bashkiak Roskovec në këtë mandat të ri.
[lsvr_gallery_cpt gallery=”154″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”10406,10404,10403,10401″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.