Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kryetarët dhe Deputetët në vite

Dita e djeshme shënoi dhe ditën e fundit të javës kulturore në kuadër të 95 vjetorit të Roskovecit si Njësi Administrative.
Një ditë e gjatë kjo e cila filloi në orët e para të mëngjesit me panairin e produkteve artizanale, ekspozitën e pikturave nga piktorët e rinj roskovecarë, për të vijuar më pas me koncertin e mbrekullueshmë të grupit të fëmijëve të Roskovecit kombinuar me grupin e vallëzimit të Fierit dhe Patosit.
E veçantë e kësaj dite ishte dhe komedia “I sëmuri për mend”, e luajtur për herë të parë nga të rinjtë e Roskovecit. Talenti, përkushtimi dhe interpretimi i shkëlqyer ishin cilësitë të cilat i karakterizonin këta të rinj.
Dita vazhdoi me ndeshjen finale për kupën “24 Korriku”, e cila u luajt nga dy ekipet finaliste Roskoveci dhe Strumi. Fitues i titullit rezultoi ekipi i Roskovecit me rezultatin 2 me 0.
Ishte Zv. Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, i cili i dorëzoi kupën kampionëve dhe shpërndau çertifikata mirënjohje futbollistëve për seriozitetin e treguar gjatë gjithë kampionatit.
Mbrëmja iu dedikua ish Kryetarëve dhe ish Deputetëve roskovecarë, ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për ta bërë Roskoveci një vend më të mirë për të jetuar.
Për të shpërndarë çertifikatat e mirënjohjes, u ngjit në skenë Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi dhe z. Bekim Murati, Drejtor i Agjensisë së Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore.
Kryebashkiakia shprehu falenderime dhe mirënjohje për gjithë secilin, për punën e tyre dhe kontributin e dhënë në Roskovec.
Aktorët e teatrit “Bylis” me komedinë “Zi e më Zi” dhe parodistët e Vlorës ishin të ftuarit e veçantë, ndryshe nga mbrëmjet e tjera.
Momente festive kaluan të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec me interpretim e shkëlqyer të këngëtarëve : Luziana, Ergys Hyka dhe Jazz club band.
Falenderojmë të gjitha qytetarët të cilët u bën pjesë e këtyre 5 ditëve festive.
Sot jemi 95 vite Njësi Administrative.
Rikujtojmë historinë e Roskovecit.
Së bashku do të krijojmë gjurmët e Roskovecit, për ta bërë ata të dukshëm edhe tek brezat e rinj.
Ta gëzojmë festën!
[lsvr_gallery images=”8625,8626,8627,8628,8629,8630,8631,8632,8633,8634,8635,8636,8637,8638,8639,8640,8641,8642,8643,8644,8645,8646,8647,8648,8649,8650,8651,8652,8653,8654,8655,8656,8657,8658,8659,8660,8661,8662,8663,8664″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x