Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

”Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale” udhëton në Roskovec

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale” në 15 tetor Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) udhëtoi në Bashkinë Roskovec ku u organizua Edicioni i 2-të i “Pro Grave Rurale”. Kjo ditë merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për të festuar dhe sjellë në vëmendje gratë që jetojnë e punojnë në zonat rurale të Shqipërisë por edhe për të evidentuar rolin e njësive të vetëqeverisjes vendore në fuqizimin social ekonomik të grave. Në këtë ditë të veçantë Kryetarja e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi shprehu në fjalën e mirëseardhjes se Bashkia Roskovec do të mbështesë gjithmonë fuqizimin social dhe ekonomik të grave të zonës përmes biznesit social dhe të gjelbër. Në vijim të fjalës së saj Zj. Bufi përmendi punishten e sapunit biologjik dhe gratë fermere si një model i suksesshëm i një sipërmarrjeje të mbështetur nga Bashkia Roskovec për gratë e zonës duke ndikuar në rigjenerimin social ekonomik vendor. Pjesë e të ftuarve ishin përfaqësues nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, nga Bordi Drejtues i Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, organizata anëtare të ANRD-së,grupi i grave të Pukës mbështetur nga Agro Puka, dhe grupi i grave të Korçës mbështetur nga Agri Net, drejtori i SDI-se etj. Në thelb të diskutimeve të panelit konsistonin sfidat shumëdimensionale të fuqizimit social-ekonomik të grave rurale, ndarja e përvojave frymëzuese me gratë e prodhimit të sapunit organik si një praktikë e mirë për fuqizimin e grave.Midis të tjerave u theksuan nevojat e grave për qasje të integruar të politikave dhe praktikave mbështetëse, si dhe rritjen e rolit të grave si agjente ndryshimi në familje dhe shoqëri. Në pjesën përmbyllëse të takimit ishte edhe një mini panair ku u ekspozuan produkte bio dhe punime artizanale të grave të zonës së Pukës, Korçës dhe Zadrimes si edhe një vizitë në punishten e Sapunit Organik të Roskovecit.
#RrjetiShqiptarperzhvilliminrural
#BashkiaRoskovec
#SapuniorganikRoskovec
#nembeshtetjetegruasrurale [lsvr_gallery images=”11868,11869,11870,11871″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x