Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

SOT NË PRITJEN E QYTETARËVE

Si çdo ditë të enjte edhe sot ishte pritje zyrtare për qytetarët. Ndryshe nga herët e tjera pritja këtë radhë kishte një veçanti; u zhvillua në sportelet e shërbimit të komunitetit në Bashkinë tonë. Ishte vetë kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila priste në sportele qytetarët për problemet që ata parashtronin. Një mënyrë e tillë pritjeje e zbret lidershipin e bashkisë sa më pranë qytetarit.
Pavarësisht se dita e enjte është zyrtarisht ditë e pritjes, edhe në ditët e tjera zyrat e bashkisë janë të hapura për komunitetin.
 

FILLOI NDËRTIMI I UNAZËS

Lajmi i mirë për ndërtimin e unazës së qytetit ka disa ditë që qarkullon. Kurse dje dhe sot ka filluar puna në terren. Janë orët e para dhe makineritë po kryejnë punimet. Kjo unazë që fillon në kryqëzimin në hyrje të qytetit prsanë fushës së sportit dhe mbaron pranë spitalit dhe bashkohet me rrugën Fier-Berat.
Ndërtimin e kësaj unaze e ka marrë përsipër firma “Boshnjaku-B”.
Ja disa pamje nga fillimi i punimeve.
[lsvr_gallery images=”1901,1902,1903,1904,1905,1906″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ME RITME TË LARTA

Puna për sistemimin e rrugës Roskovec – Kuman vazhdon me ritme të larta. Pas përfundimit të trotuarit nga njëri kreh, tani po punohet dhe rregullimin e trotuarit në krahun tjetër.
Pjesë e projektit për sistemimin me parametra bashkëkohor të kësaj rruge, është dhe veshja me beton dhe me bordura anësore të kanalit që vjen nga Kumani. Përveç efektivitetit që sjellin, këto punime shtojnë sigurinë e qarkullimit dhe mënjanojnë aksidentet.
Po sot filloi dhe puna për ndërtimin e rrotondos në kryqëzimin tek hyrja e qytetit që është pjesë e projektit të këtij segmenti rrugor.
[lsvr_gallery images=”1876,1877,1878,1879,1880,1881,1882,1883,1884,1885,1886,1887,1888,1889,1890,1891,1892,1893,1894,1895,1896,1897,1898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBLEDHJE E HAPUR E KESHILLIT BASHKIAK

Siç ishte bërë e ditur edhe përmes njoftimeve mediatike, sot më datë 13.6.2016 u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe shumë qytetarë.
Sipas rendit të ditës, në fillim dy anëtarë të rinj të këshillit Bashkiak bënë betimin. Rudina Patozi dhe Florjan Kuka. Pastaj u vijua me disa ndryshime në buxhetin e bashkisë si dhe me miratimin e programit buxhetor afatmesëm.
Pikat më interesante jo vetëm për këshilltarët, por edhe për banorët ishte ajo e projekt-rehabilitimit urban i tre blloqeve të qytetit.
Të shfaqura edhe përmes videoprojektorit, u bënë të qarta sistemimi i tyre sipas projekteve përkatëse. Para se të fillonte shpjegimet e duhura, kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI bëri të ditur lajmin e mirë se është miratuar fondi për fillimin e punimeve të unazës së qytetit. Më pas u kalua hap pas hapi në shpjegimet për secilën zonë e bllok. Gjithashtu me interes ishte edhe projekti i Bankes Botërore për rehabilitimin e skemave ujitëse në territorin e bashkisë sonë.
Shumë qytetarë bënë pyetje dhe shprehën interesin e tyre për këto projekte.
[lsvr_gallery images=”1845,1846,1847,1848,1849,1850,1851,1852″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTROHEN DHE SISTEMOHEN KANALET

Këto ditë vazhdon puna për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve ujitës dhe kullues në fshati Arapaj të Njësisë Administrative Strum. Këto kanale që i kishin mbulluar ferrat dhe shkurret, tani do të jenë funksional. Gjithashtu në disa vendkalime po behen edhe tumbinot e betonit. Ditën e mërkurë më datë 25 maj këto punime i inspektoi edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI. Fotoreportazhi percjell pamjet nga këto punime.
[lsvr_gallery images=”1611,1612,1613,1614,1615,1616,1617,1618,1619″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BRIGADA E GJELBËRIMIT NË LËVIZJE

Në shërbim të gjelbërimit, në shërbim të komunitetit- kjo është motoja e punës për brigadën e gjelbërimit që drejton z. Renato Bane. Që herët në mëngjes bëhet shpërndarja e detyrave. Vetë punonjësit janë të interesuar që të mirëmbajnë në vijëmësi sipërfaqet e gjëlbëruara nga ata vetë. Në fund të fundit puna e tyre vlerësohet nga komuniteti. Fotoreportazhi tregon një ditë punë nga kjo brigadë.
[lsvr_gallery images=”1461,1462,1463,1464,1465,1466″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PUNOHET PËR TROTUARIN

Të gjithë udhëtarëve u ka rënë në sy se në anë të rrugës Roskovec- Kuman po punohet për ndërtimin e një trotuari. Ky rrugëkalim për qytetarët krijon hapsirën e duhur për kalimin e makinave dhe shton sigurinë e kalimtarëve. Këto punime janë pjesë e një plani rregullues në hyrje të qytetit.
[lsvr_gallery images=”1449,1450,1451,1452,1453,1454″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJË DITË NË NJËSINË ADMINISTRATIVE KUMAN

Të gjitha zyrat e njësisë janë të hapura dhe në pritje të komunitetit për problem të ndryshme. Më të ngarkuara sigurisht janë ato të Drejtorisë së Bujqësisë, të Shërbimeve apo dhe Urbanistikës.
Të martën më datë 10 maj 2016 ishte planifikuar edhe një mbledhje me kryetarët e zgjedhur të fshatrave lidhur me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. I pranishëm ishte zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Afrim Plaka, inspektori i Policisë së Shtetit z. Ferrik Hoxha.
Kryetari i komanduar i Njësisë z. Riza Dyle paraqiti këtë problem si shqetësim të mbarë komunitetit. Të gjithë diskutantët mbështetën këtë mendim. Para se të fillonte mbledhja ne fiksuam edhe një grup punonjësish të pastrimit që punonin në oborrin e shkollës Marinëz, në kanalet rreth lagjes etj.
Ky fotoreportazh pasqyron një ditë normale pune në NJ. Administrative Kuman.
[lsvr_gallery images=”1384,1385,1386,1387,1388,1389,1390,1391″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VAZHDON PASTRIMI I KANALEVE

Njësia Administrative Strum po ndjek me përparësi pastrimin e kanaleve ujitës. Prej vitesh këto kanale i kishin mbuluar ferrat dhe shkurret. Pamjet që shikoni janë fiksuar nga puna në fshatin Suk-2
[lsvr_gallery images=”1378,1379,1380″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DETYRA DHE OBJEKTIVA

– Analiza e Qendrës Shëndetësore Kuman –
Analiza e Performancës së Qendrës Shëndetësore Kuman për vitin 2015 dhe planifikimi i objektivave dhe aktiviteteve për vitin 2016 u mbështetet nga projekti “Shëndet për të Gjithë (HAP),i financuar nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Kooperim(SDC)
Në këtë takim morën pjesë: Përfaqsues të komunitetit dhe shoqerisë civile; përfaqsues të pushtetit vendor, Nënkryetari i Bashkisë Roskovec Z.Afrim Plaka, Drejtuesi i Njësisë Administrative Kuman Z.Riza Dyle, këshilltarë bashkiak; kryetarë fshatrash të Njësisë Administrative Kuman; drejtues të Qendrave Shëndetësore Roskovec, Kurjan, Strum; Drejtues Shkollash.
Në këtë takim Drejtoresha e Q.Sh. Kuman Znj. Blerina Buzi prezantoi arritjet dhe sfidat në zbatimin e aktiviteteve dhe planifikimin për vitin 2016.
Drejtoresha arriti të menaxhonte jo vetëm prezantimin e saj por njëkohësisht të sqaronte përfaqsuesit e komunitetit në lidhje me pyetjet që ata kishin.

Fotot që shoqërojnë këtë aktivitet.
[lsvr_gallery images=”1349,1350,1351″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook