Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Dita e Lumturimit të Nënë TEREZES

4 vjetori i Ditës së Lumturimit të Nënë TEREZES 
Kjo NËNË e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri i një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë, asnjëherë nuk e fshehu origjinën e saj shqiptare
Gonxhe Bojaxhiu u bë nëna e njeriut të pambrojtur, nëna e njeriut të pashpresë, nëna e nevojtarit, e jetimit, e të sëmurit, e të pafuqishmit, nëna e të braktisurit: nëna e tërë njerëzimit.
Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.

Dëgjesa publike Luar

Sot ishim në takim me komunitetin e fshatit Luar, Njësia Administrative Kuman. Ky takim u zhvillua në kuadër të dëgjesave publike për buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2018. Në dëgjesë morën pjesë Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu, kryetari i fshatit z. Nexhip Pashaj, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të bashkisë dhe përfaqësues nga komuniteti, fermerë dhe biznese.
Gjatë kësaj dëgjese pati dikutime të ndërsjellta ndërmjet përfaqësuesve të bashkisë dhe komunitetit të cilët shpalosën të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë.
Ashtu si dhe në dëgjesat e tjera, të gjitha problematikat u mbajtën shënim dhe në një fazë të dytë do të përcaktohen prioritetet për secilin fshat.

[lsvr_gallery images=”6247,6248,6249,6250,6251,6252,6253,6254″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Transparencë ndaj qytetarëve

Si çdo fillim jave dhe sot u zhvillua mbledhja e Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi me N/ Kryetarët e Bashkisë, Administratorin e përgjithshëm, Administratorët e Njësive Administrative dhe drejtuesit e drejtorive. U diskutuan detyrat e përfunduara të caktuara nga java paraardhëse dhe problematikat qe hasen gjatë punëve të përditshme. Gjithashtu iu caktuan gjithësecilit detyrat që duhen zbatuar për këtë javë.
#Transparencë_ndaj_komunitetit
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”6222,6223,6224,6225,6226,6227″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Suk 1- Arapaj- Samaticë

Rikonstruksioni i rrugës Suk 1- Arapaj- Samaticë është një investim madhor për komunitetin dhe një tjetër premtim i mbajtur. 
Vazhdojnë punimet për rregullimin total të këtij segmenti rrugor.
Objektivi ynë është përmirësimi i kushteve për komunitetin dhe bizneset në të gjithë territorin e bashkisë.
[lsvr_gallery images=”6242,6243,6244″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Vlosh

Vazhdojnë të zhvillohen dëgjesat publike me komunitetin për buxhetimin me pjesëmarrje për vitin 2018, sipas axhendës së publikuar.👍
Ditën e sotme u zhvillua takim me përfaqësues të komunitetit, fermerë dhe biznese të fshatit Vlosh, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë dëgjesë ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me stafin e Saj drejtues;
përfaqësues nga Këshilli Bashkiak z.Ardian Metohu , z.Kudret Kuka , z.Florand Kuka , si dhe kryetari i fshatit z. Gani Hoxha.
Qytetarët shprehën kërkesat e tyre për projektet, diskutuan mbi shqetësimet dhe nevojat e tyre.
Të gjitha kërkesat e mbajtura shënim do të shqyrtohen në një fazë të dytë për të përcaktuar prioritetet për secilin fshat.

[lsvr_gallery images=”6230,6231,6232,6233,6234,6235,6236,6237,6238″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Degjesa publike në Ngjeqar

Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme bashkia Roskovec filloi proçesin e buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018. Sot u zhvillua dëgjesa publike në fshatin Ngjeqar, Njësia Administrative Kurjan. Të pranishëm në këtë dëgjesë publike ishin Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, Krye Administratori z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtorët e drejtorive të bashkisë, dy këshilltarët z. Kudret Kuka dhe z. Fredi Feleqi , kryplaku i fshatit si dhe s’mund të mungonin përfaqësues nga komuniteti dhe biznesi.
Gjatë kësaj dëgjese qytetarët diskutuan dhe përzgjodhën projektet prioritare më të rëndësishme për zonën ku ata jetojnë. Të gjitha shqetësimet e shprehura nga qytetarët u mbajtën shënim dhe do të shqyrtohen me kujdes të veçantë nga Kryebashkiakia dhe stafi i Saj.
Ditët në vazhdim do të zhvillohen dëgjesat sipas axhendës së publikuar.
Ju ftojmë të bëheni pjesë.

[lsvr_gallery images=”6214,6215,6216,6217,6218,6219″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Social Qendër Komunitare

Punimet për zbatimin e projektit për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare” vazhdojnë me ritëm të lartë. Një investim shumë i nevojshëm dhe për herë të parë në llojin e vetë si bashkëpunim i bashkisë Roskovec, Youth Act dhe financim të IADSA. Së shpejti të rinjtë e Roskovecit do të kenë një qendër ku të shtojnë horizontin, të shpalosin idetë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
[lsvr_gallery images=”6161,6162,6163,6164,6165″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kopshti “Lulet e Jetës”

Jo vetëm kopsht me kushtet më të mira infrastrukturore dhe higjeno- sanitare! 
Tashmë kopshti “Lulet e Jetës” ka filluar të funksionoj me drekë.
Puna jonë nuk përfundon këtu. Do të vazhdojmë të kontribuojmë maksimalisht për të përsosur gjithnjë e më shumë kushtet, duke synuar arsimin cilësor.
[lsvr_gallery images=”6168,6169,6170,6171,6172,6173″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ambiente Publike

Në rrugën “Qazim Hoxha”, ku po punohet për rregullimin e lulishtes. Punë në vazhdimësi dhe shumë të tjera na presin.
[lsvr_gallery images=”6176,6177,6178,6179,6180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi në kuadër të projektit të financuar nga USAID “ Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Natasha Mazari Drejtoreshë e projektit, znj. Arjana Haxhiu Këshilltare pranë USAID dhe drejtuesit e drejtorive të bashkisë Roskovec. Qellimi i projektit është të mbështesë dhe të fuqizojë kapacitetet dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Tema e takimit të sotëm ishte “ Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës”.
[lsvr_gallery images=”6202,6203,6204,6205″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook