BASHKIA NE FESTE
Në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit, në fshatin Kurjan u zhvillua festa e shumëpritur e Ullirit. Një organizim i përsosur nga Bashkia Roskovec, me vëmendje të veçantë të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi. Në festë ishin të ftuar deputeti i zonës z. Anduel Xhindi, deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, deputetja e Elbasanit znj. Evis Kushi, kryetarja e Bashkisë së Patosit znj. Rajmonda Balili, zv.ministri i Kulturës z. Zef Çuni.
Siç dhe ishte lajmëruar, s’mund të mungonin këngëtarët e afirmuar si Kozma Dushi dhe Françesk Radi,pjemarrës të shumtë nga komuniteti, mësues dhe nxënës.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme si paniri me prodhime bujqësor – blektorale, mbjellja e ullinjëve nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, demostrimi i përfitimit të vajit me metodën e shtypjes me këmbë. Në panair ishin të pranishëm dhe disa nga pronarët e fabrikave të vajit dhe fermerë te ullirit.
Fotot e mëposhtme ju japin emocionet e krijuara nga kjo festë.
[lsvr_gallery images=”3520,3521,3522,3523,3524,3525,3526,3527,3528,3529,3530,3531,3532,3533,3534,3535,3536″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]