Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

URIM PËR DITËN E BAJRAMIT

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI uron gjithë besimtarët mysliman : GËZUAR FESTËN E FITER BAJRAMIT, PAQE E BEGATI NË FAMILJET TUAJA. SA MË SHUMË HARMONI NË SHOQËRI QË ËSHTË TIPAR DALLUES PËR TË GJITHË BANORËT E BASHKISË SONË. E KALOFSHI SA MË TË GËZUAR KËTË DITË TË BEKUAR.
 

NDESHJA QË MBYLLI FAZËN DIREKTE

Ditën e premte në fushën e Roskovecit u zhvillua ndeshja direkte midis Kurjanit dhe Kumanit. Takimi që u zhvillua nën drejtimin korrekt te treshes së gjyqtarëve me kryesor Kreshnik Cjapi, u ndoq me interesim nga qytetarët. Ekipi i Kumanit kaloi shpejt në avantazh. Por dhe ekipi i Kurjanit iu përgjigj shpejt me golin e barazimit. Por ekipi i Kumanit u tregua më i organizuar duke e fitur këtë ndeshje me rezultatin 6-2.
Në këtë mënyrë ka përfunduar faza e ndeshjeve direkte duke përcaktuar edhe renditjen si më poshtë:
Roskoveci 7 pikë
Strumi 5 pikë
Kumani 3 pikë
Kurjani 1 Pikë.
Në këtë mënyrë ekipet finaliste Roskoveci dhe Strumi do të përballen edhe një herë më datë 24 korrik për të fituar kupën më emrin “24 korrik”.

[lsvr_gallery images=”2134,2135,2136,2137,2138,2139,2140,2141,2142,2143,2144,2145,2146,2147,2148,2149″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PREZANTOHET ZËVENDËSKRYETARI I RI I BASHKISË

Sot paradite u në zyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec u bë prezantimi i zëvendëskryetarit të ri z. Jorgo Begaj. Të pranishëm ishin gjithë stafi drejtues i bashkisë. Kryetarja zj. Majlinda BUFI pasi bëri prezantimin, uroj z. Jorgo Begaj për detyrën. Në këtë mënyrë u plotësuan 3 vendet e zëvendëskryetarëve që janë zj. Bardha Begaj dhe Afrim Plaka.
 

NGA RRETHRROTULLIMI NË UNAZË

Këto janë dy nga investimet ku është përqëndruar puna në Roskovec. Rrethrrotullimi, si pjesë e projektit në hyrje të qytetit, ka marrë tashmë formën e tij. Siç dihet kjo nyje, e vendosur në një kryqëzim rrugësh, do të bëjë edhe organizimin e mirë të lëvizjes së mjeteve, ku trafikun kryesor do ta mbajë unaza e qytetit.
Edhe në këtë objekt, ku punimet ishin ndërprerë prej vitesh, puna po ecën me ritme të larta. Deri në vendin ku segmenti i parë bashkohet me rrugën e Kurjanit, është hedhur betoni në të dy anët e trotuarit. Gjithashtu bazamenti i rrugës është shtruar me çakull të imët i cili lehtëson që tani qarkullimin e mjeteve.
Ja pamjet që u fiksuan sot.
[lsvr_gallery images=”2084,2085,2086,2087,2088,2089,2090,2091,2092,2093,2094,2095,2096,2097″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MJEDIS I KULTURUAR NË NJËSINË ADMINISTRATIVE KUMAN

Ashtu siç u hoqën hekurat rrethues në Bashkinë e Roskovecit, e njëjta gjë ndodhi edhe tek Njësia Administrative Kuman. Vendin e hekurave dhe betonit e zunë sipërfaqet e gjelbëruara. Lule shumëngjyrëshe tani marrin jetë edhe nga shërbimet e specializuara. Ja disa pamje:
[lsvr_gallery images=”2075,2076,2077,2078,2079,2080,2081″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TESTIM ZYRTAR PËR SPECIALISTËT NË BASHKI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec më datë 23.06.2016 zhvilloi testimin me shkrim/intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:
specialist të auditit të brendshëm
specialist finance
specialist jurist
specialist të ndihmës ekonomike
specialist urbanistike
specialist arkivist
specialist i tatim -taksave

Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerezore, Drejtori i Financës, Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues i brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.
[lsvr_gallery images=”2056,2057,2058,2059,2060,2061,2062,2063,2064,2065,2066,2067″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BARAZIM ME LOJË DHE ME GOLA

Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Strumit dhe Roskovecit që u zhvillua më 24 qershor 2016, përfundoi me barazimi 1-1. Të gjitha parametrat e një takimi zyrtar u zbatuan me korrektesë. Gjyqtarët me kryesor Kreshnik Cjapi shprehen të kënaqur nga ky organizim i cili jo vetëm në Qarkun e Fierrit, por edhe në rajonin e Jugut mbetet model.
Deri tani kur ka mbetur edhe një takim pa u zhvilluar ai midis Kurjanit dhe Kumanit, në krye të klasifikimit janë Roskoveci me 7 pikë dhe Strumi me 5 pikë. Takimi i radhës midis Kurjanit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 1 korrik, në Roskovec në orën 18.00.
[lsvr_gallery images=”2036,2037,2038,2039,2040,2041,2042,2043,2044,2045,2046,2047,2048,2049,2050,2051,2052,2053″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DHUROHET GJAK

Në bashkëpunim edhe me qendrën e dhurimit të gjakut, në Bashkinë e Roskovecit u organizua dhurimi vullnetar i gjakut. Disa punonjës të bashkisë dhe qytetarë u paraqitën në Pallatin e Kulturës Roskovec ku ishte ngritur dhe përgatitur mjedisi për dhurimin e gjakut. Shumë persona të tjerë blenë biletën e anëtarësimit në Kryqin e Kuq.
I pari që dhuroi gjak ishte zëvendëskryetari i Bashkisë z. Afrim Plaka
[lsvr_gallery images=”2030,2031,2032,2033″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BALLAFAQIM ME SHËRBIMIN SHËNDETËSOR

Ditën e enjte më datë 23.06.2016 në qendrën shëndëtsore Kuman u organizua një takim mbi kënaqësitë dhe pakënaqësitë e pacientëve për shërbimin shëndetësor që ju ofrohet. Për këtë projekt bashkëpunuan “Qendra shëndetsore Kuman”, Organizata “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi”, “Hap – Projekti Shëndet për të gjithë”. Mjekja Blerina Buzi paraqiti një tablo të punës. Në këtë projekt u realizuan anketime të komunitetit dhe u analizuan përfundimet e projektit. Pjesa më e madhe e pacientëve ishin të kënaqur për shërbimin e kushteve të qendrës shëndetësore e disa të tjerë kishin disa pakënaqësi për ndonjë shërbim të cilat u evidentuan dhe u premtua se do të përmirësoheshin.
[lsvr_gallery images=”2024,2025,2026,2027″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTROHET KANALI KRYESOR

Një kanal kryesor që lidh kënetën e zezë me kolektorin pranë Matkës së Madhe, i mbuluar tërësisht nga kallamat dhe kashta, nuk ishte pastruar prej 20 vitesh. Sot filloi të dalë në dritë ky kanal që tërheq ujrat jo vetëm nga shirat por dhe ato të kullimit të tokave. Bashki e Roskovecit që e konsideron këtë një arterie kryesore, po investon që ky kanal të jetë funksional.
Pamjet flasin vetë.
[lsvr_gallery images=”2015,2016,2017,2018,2019,2020,2021″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]