Mbill pemën tënde!
1110 pemë të reja u mbollën sot pranë digës së liqenit Kurjan, për t’i rikthyer identitetin kësaj zone.
Nismës së Bashkisë Roskovec “Mbill pemën tënde” iu bashkuan qytetarë, nxënës, mësues, shkolla e gjuhëve të huaja Roskovec “RLS” dhe përfaqësuesi i “Peace Corps”.
Kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e krijuar në gjithë këto vite, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Gjërat e vogla sjellin ndryshimet e mëdha për aq kohë sa ka vizion dhe fokus. Është një gjë e mirë për brezat e tanishëm, por është një gjë akoma edhe më e mirë për brezat e ardhshëm. Të kujdesesh për gjelbërimin sot, investon për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë nesër”, u shpreh Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Mbillni pemë, jetë dhe oksigjen!
Ky është vetëm fillimi…
[lsvr_gallery images=”7394,7395,7396,7397,7398″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]