5 Maji- Festa e Dëshmorëve
Në një ditë si kjo, ne kujtojmë dhe respektojmë gjakun e dëshmorëve të atdheut. Përulemi të gjithë për aktin sublim të dëshmorëve, për sakrificën dhe vetmohimin e tyre për një Shqipëri të lirë.
Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteran, pasardhës të veteranëve, përafqësues të organizatave të LANC, miq dhe qytetarë të shumtë sot në 5 Maj në kujtim të Ditës së Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe vendosën buqeta pranë lapidarëve në Suk 1, Vlosh dhe Roskovec.
Në fjalën përshëndetëse znj. Majlinda BUFI transmetoi mesazhin e nderimit për jetën dhe veprën e dëshmorëve, të ruajtjes së vlerave të mëdha që solli akti i tyre heroik, të trashëgimisë në breza të historisë sonë të lavdishme. Në emër të organizatave pjesëmarrëse në ceremoni foli z. Vasil Kola, i cili falenderoi bashkinë e Roskovecit për organizimin e kësaj ceremonie.
Krenarë për këtë vepër që lidhet me ekzistencën e kombit tonë.
T’i kujtojmë Dëshmorët e luftës dhe të paqes, partizanët e vrarë dhe martirët e pushkatuar.
Të gjithë i kanë falur jetët e tyre për Lirinë e të tjerëve.
[lsvr_gallery images=”4885,4886,4887,4888,4889,4890,4891,4892,4893,4894,4895,4896″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]