“SFIDA PËR NJË TË ARDHME MË TË QËNDRUESHME NDAJ KLIMËS”
Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike në planifikimin e qëndrueshmërisë klimatike, mblodhi sot në Bashkinë Roskovec ekspertë në kuadër të projektit “Climate Pathways 4- CP4R”, pjesë e programit europian “Pathways2Resilience”.Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, duke përshëndetur nisjen e këtij procesi, theksoi se “ndryshimet klimatike janë tashmë një realitet lokal, me ndikim të drejtpërdrejtë në territor, ekonomi, bujqësi dhe në jetën e përditshme të qytetarëve”.
Projekti do të fokusohet në menaxhimin e ujit, mbrojtjen nga përmbytjet dhe thatësirat, bujqësinë inteligjente ndaj klimës, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën e qëndrueshme, përdorimin e tokës dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë.
Vëmendje e veçantë në diskutimet e ekspertëve iu kushtua ndikimit të ndryshimeve klimatike në bujqësi, ku përmbytjet, temperaturat e larta, thatësirat dhe zjarret po ndikojnë në prodhimin bujqësor, burimet ujore dhe të ardhurat e fermerëve.
Përmes bashkëpunimit me partnerin ETMI, ekspertët, institucionet, fermerët, bizneset dhe komunitetin, Bashkia Roskovec synon t’i shndërrojë rreziqet klimatike në masa konkrete, investime të qëndrueshme dhe përfitime afatgjata për qytetarët.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Roskovec, në cilësinë e udhëheqësit të projektit, në partneritet me ETMI dhe financohet nga European
Union#BashkiaRoskovec #CP4R #Pathways2Resilience #ClimateResilience #QëndrueshmëriKlimatike #Bujqësi #Mjedis #EuropeanUnion



