Takim në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në
Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”
Në kuadër të projektit
“Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në
Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”, projekt i cili zbatohet nga
Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancim nga
Bashkimi Europian.
Ditën e djeshme më datë 02/10/2023 në sallën e mbledhjeve u zhvillua një takim i përbashkët me stafin përgjegjës të projektit .
Në këtë takim ishte e pranishme Kryetarja e bashkisë znj.Majlinda Bufi, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe detaje të organizimit të aktivitetit të inagurimit në Qendrën Komunitare të rikonstruktuar më datë 27/10/2023 .
Në vijim të takimit realiziam dhe një inspektim në ambientet e shkollës “Didin Bishani” .
#BashkiaRoskovec
#SCiDEV
#BE