Month: October 2023
Njoftim për dëgjesë publike banorëve të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palëve të interesuara
Në bazë të ligiit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligji Nr 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18, të Rregullores së Keshillit Bashkiak për konsultimet publike,
Bashkia Roskovec ju njofton sipas grafikut të mëpshtëm do të realizohet kalendari i dëgjesave publike në të gjithë Njësitë Administrative për
Hartimin e “Buxhetit për vitin 2024”
Hartimin e “Paketes Fiskale për vitin 2024”
Për “Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2024-2026”
Ftojmë të gjithë banorët në territorin e bashkisë, për të diskutuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Kliko linkun per “MIRATIMIN E PAKETËS FISKALE PËR VITIN 2024”
Kliko linkun per “MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PARË TË PBA 2024-2026”
Takim në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në 📍Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”
🔈Në kuadër të projektit 🏢“Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në 📍Kurjan ,për një akses më të mirë në zhvillim socio-ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”, projekt i cili zbatohet nga 📍Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancim nga 🇪🇺Bashkimi Europian.
✍️Ditën e djeshme më datë 02/10/2023 në sallën e mbledhjeve u zhvillua një takim i përbashkët me stafin përgjegjës të projektit .
✍️Në këtë takim ishte e pranishme Kryetarja e bashkisë znj.Majlinda Bufi, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe detaje të organizimit të aktivitetit të inagurimit në Qendrën Komunitare të rikonstruktuar më datë 27/10/2023 .
🔛Në vijim të takimit realiziam dhe një inspektim në ambientet e shkollës “Didin Bishani” .
#BashkiaRoskovec
#SCiDEV
#BE
Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare, Kurjan:
Thirrje për trajnues për kurse profesionale në Qendren Komunitare,Kurjan:
1. Parukeri
2. Berber
3. Estetist/e
4. Asistent Zyre
5. Marketing
6. Kamarier/e
✍️Kandiditet e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë :
✅Jetëshkrim (CV) .
✅Çertifikatë të aftësive teknike/profesionale për kursin që shfaqin interes.
✅Njohuri dhe eksperiencë të mëparshme.
▪️2-3 vjet përvojë në fushën përkatëse
Detyrat/përgjegjësitë:
▪️Të përgatisë manualin e trajnimit për ciklin e plotë të kursit për të rinjtë/të rejat që shfaqin interes.
▪️Të draftojë kalenderin mujor të punës
▪️Të raportojë çdo muaj për punën e kryer dhe ecurinë e pjesëmarrësve të projekt menaxherja (preferohet ne gjuhen angleze)
▪️Të jetë fleksibël për orarin e zhvillimit të kursit.
Të interesuarit t‘ë dorëzojnë dokumentat pranë zyrës së One Stop Shop ✅