Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: January 28, 2022

Mbledhja e Këshillit Bashkiak,muaji Janar

Ditën e djeshme në ambientet e sallës së Këshillit u organizua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2022, ku u miratuan vendimet si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2021.
5. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2022.
6. Për miratimin e planit vjetor të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Roskovec për vitin 2022.
7. Për anulim të Vendimit Nr.102 datë 24.12.2021 “Për një shtesë në Vendimin Nr.93 datë 25.11.2021 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2022”.
8. Për anulim të Vendimit Nr.107 datë 24.12.2021 “Për miratimin e programit 5 vjecar të strehimit”.
9. Për miratimin e programit 5 vjecar të strehimit .
10. Për miratim shpenzimesh nga të ardhurat të trashëguara nga viti 2021.
11.Për një ndryshim në vendimin Nr.79 datë 30.09.2021 “Për dhënien me qera të tokës së pafrytshme nr.pasurie 198/28 në pronësi të Bashkisë Roskovec”.
12. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
Facebook
Facebook