Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2021

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, muaji Maj.

Ditën e sotme në sallën e mbledhjeve të këshillit, U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Maj.
Në rend dite u miratuan vendimet si më poshtë:👇
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Prill 2021.
3. Informacion mbi lançimin e pyetësorit të sondazhit për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit për projekt-buxhetin afatmesëm 2022-2024.
4. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
5. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Prill 2021.
6. Për zëvendësimin e përfaqësuesit të Këshillit të Bashkisë Roskovec në Këshillin e Qarkut Fier.
7. Për ndryshimin e emërtimit të rrugës “Argjinatura” në fshatin Suk 1, Njësia Administrative Strum.
8. Për miratimin e kërkesës së GIZ Albania për ndërtimin e Qendrës së Kompostimit dhe Riciklimit të Mbetjeve Organike,në pasurinë Nr.206/21/A,ZK 2599,në pronësi të Bashkisë Roskovec.
9. Për miratimin e kërkesave për zënien/përdorimin e hapësirave publike në Bashkinë Roskovec.
10. Për fillimin e proçesit gjyqësor për anullimin e Akteve Administrative AMTP miratuar me VKB Nr.21 datë 25.07.2013 dhe VKB Nr.12 datë 21.05.2014”.
11. Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të Planit të Përgjithshëm Vendor me procedurë të përshpejtuar,për Bashkinë Roskovec.
12. Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitim i Bllokut Nr.1”.
13. Për miratim fondesh shtesë në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
14. Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të Buxhetit të vitit 2020.
15. Dërgim i raportit të monitorimit për 4-mujorin e I viti 2021 dhe i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2020.
16. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”13149,13148,13147,13146″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesë publike

Ditën e sotme u zhvillua dëgjesa publike me grupet e interesit për projekt-vendimet :
 Për disa ndryshime mbi projektin “Rehabilitimi i bllokut Nr.1”
 “Për rishikimin e pjesshëm të dokumentit të planit të përgjithshëm vendor me proçedurë të përshpejtuar, për bashkinë Roskovec”.[lsvr_gallery images=”13186,13185,13184,13183″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shfaqja “Aladini”

Pallati i Kulturës Roskovec, u gjallërua sot nga atmosfera e shfaqjes “Aladini”🧞‍♂️🧞‍♀️
🎭Një shfaqje ku në formën më të bukur, u ndërthurën fjala, kënga dhe kërcimi, në një muzikal për fëmijë, që u prezantua🤗 përpara spektatorëve të vegjël entuziastë të Roskovecit dhe Njësive Administrative.[lsvr_gallery images=”13161,13160,13159,13158″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnimi me të rinjtë e Komunitetit Rom dhe Egjiptian

Startuam modulin e parë të trajnimit me të rinjtë e Komunitetit Rom dhe Egjiptian në kuadër të projektit “Promovimi i barazisë dhe diversitetit për komunitetin Rom dhe Egjiptian” në Bashkinë Roskovec.👇
Nën drejtimin /moderimin e ekpsertes së edukimit Znj.Aurora Koçi, të rinjtë u trajnuan në rritjen e kapaciteteve mbi aftësitë personale dhe profesionale , në fushën e komunikimit, prezantimit dhe përfaqësimit me dinjitet në vendin e punës.[lsvr_gallery images=”13192,13191,13190,13189″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook