Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2019

Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Roskovecit

F A L E M I N D E R I T !🙏
📌 Roskoveci tregoi edhe një herë qytetari duke i’u përgjigjur menjëherë thirrjes së bërë një ditë më parë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara prej tërmetit👏
📌 Faleminderit🙏 të gjithë banorëve, bizneseve, donatorëve , shkollave dhe qendrat shëndetësore të Bashkisë Roskovec që ndihmuan duke dhënë kontributin e tyre me paketa ushqimore e higjenike, veshmbathje e batanije, të cilat janë nisur sot drejt pikave të grumbullimit për famijet në nevojë të zonës së Durrësit dhe Tiranës.
📌 Bashkia Roskovec do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë sipas mundësive dhe dëshirës në ditët në vijim.
Pafundësisht mirënjohje për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira!🙏
#Solidaritet🙏
#Tëgjithëbashkënemundemi🙏
#Mirënjohjedhefalenderimetëpërzemërta🙏[lsvr_gallery images=”10600,10601,10602,10603,10604″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim i rëndësishëm, Solidariteti

Solidaritet dhe mbështetje për çdo familje në këtë situatë të vështirë!

Shqipëria sot është në zi si pasojë e tërmetit shkatërrues, i cili preku vendin.

Bashkia Roskovec solidarizohet me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura nga kjo fatkeqësi natyrore !

 Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi shpreh ngushëllimet më të sinqerta .

Duket filluar prej ditës së sotme, të gjithë qytetarët dhe bizneset të cilët kanë mundësi të kontribuojnë sado pak për t’iu ardhur në ndihmë personave në nevojë , të dhurojnë veshëmbathje, batanije, ushqime të shportës…

Dhurimet mund të sillen pranë Qendrës KomunitareSociAL  në qytetin e Roskovecit.

Për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti, Kryeministria ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

Në këtë situatë të vështirë, cdo kontribut i juaj sado i vogël ka një vlerë mjaft të madhe.

Sot duhet  të bëhemi bashkë më shumë se kurrë!

Kryetarja e Bashkisë Roskovec nderohet me cmimin “Kryetari i Bashkisë më miqësor me Romët”

Më shumë informacion mbi titullin e merituar “Kryetari i Bashkisë më miqësor me Romët”, pas vlerësimit nga Parlamenti Evropian.
Më datë 19 Nëntor, në Bruksel, u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për shtatë Kryetarët e bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Shtatë kryetarët e bashkive fituese janë: zj. Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec, Shq[lsvr_gallery images=”10756,10757,10758,10759″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]ipëri; z. Aldin jljivo, Komuna e Kakanj, Bosnje dhe Hercegovinë; z. Kurto Dudush, Komuna Shuto Orizari, Maqedonia e Veriut; z. Imri Ahmeti, Komuna e Lipjanit, Kosovë; zj Saida Čikić, Komuna e Bijelo Polje, Mali i Zi; z. Vladan Glišić, Qyteti i Beogradit, Serbi; z. Abdül Batur, Komuna e Konak, Turqi.
Në ceremoninë të shtatë fituesit u mirëpritën nga anëtari i Parlamentit Evropian z. Romeo Franz; zj. Marta Garcia Fidalgo, Komisioni Evropian DG NEAR, Koordinator i politikës së romëve, z. Adriatik Hasantari, Drejtori i Roma Active Albania dhe Gabriela Hrabanova, Drejtore e Rrjetit ERGO.
Fushata “Kryetari më miqësor me Romët” është pjesë e projektit të financuar nga IPA “Iniciativa e përbashkët për fuqizimin e shoqërisë civile rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” që drejtohet nga Roma Active Albania dhe ERGO Network dhe synon të mobilizojë komunitetet rome dhe të forcojë kapacitetet e tyre ekzistuese për t’u përfshirë në një dialog me autoritetet publike.
Si më poshtë fjalimi i Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Bufi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Të dashur miq, kolegë dhe pjesëmarrës.
Mbajtja e një fjalimi këtu si fituese nuk është e lehtë për mua.
Kam bërë fushatë, kam folur, jam gëzuar , por kurrë nuk jam ndier si sot.
Ata që duhej të ishin këtu sot, nuk janë. Ata që e meritojnë këtë vlerësim, në fakt, nuk më dëgjojnë tani.
Unë jam kryetare në mandatin tim të dytë, në një komunitet jo shumë të madh. Vendi im nuk është një metropol, atje të gjithë e njohin njëri-tjetrin, atje përshëndetemi me njëri-tjetrin jo më pak se dy herë në ditë, që do të thotë se njohim historinë e njëri-tjetrit. Ata janë atje mes nesh: Makeliani, Aleksandri, Vezirja, Veizi, Drita dhe të gjithë të tjerët.
Nuk ka shumë, 360 (treqind e gjashtëdhjetë) banorë, gati 80 (tetëdhjetë) familje, fëmijë dhe të rritur, gra dhe vajza, të moshuar. Ndonjëherë ata ndjehen edhe të irrituar, të diskriminuar, të mbingarkuar, jo të barabartë, edhe pse janë qenie njerëzore, ashtu si të gjithë.
Nuk kam dashur të flas për ato që kemi bërë në katër vjet, përmirësimin e kushteve të jetesës, mbështetjen e grave, organizimin e rinisë dhe të gjitha nismat e tjera.
Ato nuk janë asgjë tjetër përveç detyrim ligjor dhe moral që çdo kryetar, administratë apo punonjës ka si pjesë të punës së vet.
Të gjitha politikat, përmirësimet ligjore që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare nuk janë asgjë më shumë se ajo që në thelb përbën punën e saj të përditshme.
Roskovec është i vogël, me vetëm 34,000 (tridhjetë e katër mijë) banorë dhe po kështu është edhe komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Por secila prej tyre është një shpirt, një shpirt, një qenie me historinë e vet…
Ju nuk keni nevojë për një lagje të veçantë diku jashtë qytetit, por për të përmirësuar kushtet e jetesës ku jeton ajo familje, në lagjen me ju dhe të tjerët.
Ju nuk keni nevojë të trajtoheni ndryshe, por ashtu si çdo anëtar tjetër i komunitetit tuaj.
Për të siguruar të njëjtën hapësirë ligjore, të njëjtën mundësi ankese, të njëjtën zgjidhje praktike…
Dhe së fundmi për të krijuar atë që është më e rëndësishme, besimi se dera e komunës është e hapur edhe për atë individ Rom.
Se zyra në të cilën trokasin është e barabartë e hapur për çdo grua, pa marrë parasysh se në cilin komunitet i takojnë.
Për katër vjet ne jemi munduar të japim edhe më shumë buzëqeshje përveç zgjidhjeve, por mbi të gjitha për të ndërtuar besimin se si drejtues, ju jeni në gjendje t’u shërbeni atyre me të njëjtën sjellje dhe angazhim si çdo qytetar tjetër, me qasje pozitive.
Dhe ne do të vazhdojmë me të njëjtën qasje, me të njëjtën dëshirë.

Ftesë për dëgjesën publike , për miratimin e ndryshimeve në kuadër të projektit “Rikualifikimi urban”

Të nderuar qytetarë,
Ditën e mërkurë , më datë 20.11.2019, pranë “Pallatit të Kulturës” Roskovec , në orën 14:00, do të zhvillohet dëgjesa publike, në kuadër të miratimit të variantit të ndryshimit të projektit “Për rikualifikim urban dhe zhvillimin e bllokut nr. 2 qendra e qytetit Roskovec”, “Ndërtim Memoriali”.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës!

Ftesë për ofertë

Organizata Social Development Investment (SDI), është duke zbatuar një projekt me një kohëzgjatje prej 8 muajsh (Qershor 2019 – Janar 2020) në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, si pjesë e Programit Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Organizata do të zhvillojë procedurën e prokurimit me konkurrim për “Ftesë Ofertë për Materiale Paketimi”.
Preferohen ofertues që janë të rregjistruar në Roskovec.
Data e fundit e dorëzimit të ofertës do të jetë 26.11.2019.
Jemi ne pritje te aplikimeve tuaja.
Ju faleminderit!

Njoftim për të gjithë studentët

Për të gjithë studentët!
📌📌📌Njoftojmë të gjithë studentët e arsimit universitar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik viti i I (parë),
Në bazë të VKM Nr.39 datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.903 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar, në rast se doni të aplikoni për një nga bursat e shtetit sipas kritereve që përcaktohen në VKM Nr.39, duhet të paraqiteni pranë sekretarive të universiteteve të bëni kërkesë dhe të aplikoni për bursë.
📌Lutemi që të gjithë ata persona që lexojnë këtë postim, të informojnë studentët që njohin ose të afërmit e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të aplikuar dhe fituar. 🙏🙏

Inagurimi i rikonstruksionit të shkollës “Zylyftar Veleshnja”

Këtë të hënë është organizuar inagurimi i rikonstruksionit të shkollës “Zylyftar Veleshnja”, në fshatin Velmish, Bashkia Roskovec.
Një investim, i kryer në bashkëpunim të Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Roskovec dhe që i mungonte prej vitesh kësaj shkolle qe po shkonte drejt degradimit. ✔️
Të pranishëm në inagurim ishin Zv. Kryetari i Bashkisë z. Maksim Goga, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore Roskovec zj. Brikena Hajdini, Drejtori i shkollës z. Gëzim Xhindi si dhe prindër e qytetarë.[lsvr_gallery images=”10762,10763,10764,10765,10766″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Në fjalën përshëndetëse z. Goga u shpreh: “Rikonstruksioni i kësaj shkolle është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Roskovec.
Bashkia Roskovec do të vazhdoj të jetë gjithmonë pranë për të standardizuar infrastrukturën dhe përsosur shërbimet.” 
Gjatë fjalimit, Zv. kryetari e vlerësoi rolin e mësuesve në edukimin e gjeneratave të reja, me qëllim që ata të jenë konkurentë në tregun e dijes ndaj dhe mbështetja e Bashkisë Roskovec në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes së dinjitetit të mësuesit do të jetë parësore.
#InagurimiShkollës #ZylyftarVeleshnja
#BashkiaRoskovec
Facebook
Facebook