Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: September 2019

Dita Botërore e Turizmit

Sot, në Ditën Botërore të Turizmit, ishim në Luar, si një nga destinacionet turistike të Bashkisë Roskovec.
Qëllimi i kësaj dite është të nxisim ndërgjegjësimin në mesin e të rinjëve për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore dhe ekonomike.
I pranishëm në këtë event ishte Zv.Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, i cili i prezantoi të rinjëve projektin e Luarit në kuadër të programit “100 fshatra”, financuar nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec.
Të rinjtë kishin përgatitur disa ushqime tradicionale të zonës si dhe një mini panair, duke promovuar në këtë mënyrë vlerat dhe traditat të ruajtura brez pas brezi.
#DitaBotëroreTurizmit
#ZhvillimQendrueshëmTurizmit
[lsvr_gallery images=”10741,10742,10743,10744,10745,10746″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Siguria Publike në Nivel Vendor

➡️Në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, projekt i cili financohet nga Ministria e Jashtme e Hollandës, Akademia e Hollandës dhe FLAG, u zhvilluan disa takime, në të cilat patëm nderin të kishim të pranishme Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri zj. Guusje Korthals Altes.🇦🇱🇳🇱
📌Vizita filloi në zyrën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi, nje ekspoze e punës dhe iniciativave që Bashkia Roskovec ka ndërmarr në përmirësimin e sigurisë publike.
📌Takimi u pasua me një vizitë pranë këndit të lojrave në Roskovec, investim i kryer në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”.
Gjithashtu gjatë kësaj dite u diskutuan çështje të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe iniciativat që duhet të ndërmerren për të rritur përfaqësimin e tyre në çdo fushë.
Ambasadorja u shpreh e kënaqur nga takimet më përfaqësueset e Këshillit Bashkiak por dhe më gratë dhe vajzat, aktore kyç në rritjen e barazisë gjinore në Roskovec dhe angazhimit qytetarëve në terësi.
Ambasadorja gjithashtu inkurajoi punën dhe përpjekjet që Bashkia Roskovec ka ndërmarrë në lidhje ngritjen e vetëdijes rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe zbatimi i këtyre elementeve në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#SiguriaPublikenëNivelVendor
#FLAG
#BashkiaRoskovec
[[lsvr_gallery images=”10738,10737,10736,10735,10734,10733,10732,10731,10730,10729,10728,10727″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Being a European Citizen- Empower Civic Participation”

19 Shtator 2019…
Një ditë intensive, me takime të ndryshme ✔️
Dita filloi me një takim zyrtar në sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku përveç anëtareve të delegacionit slloven, pjesë u bë edhe Zv. Ambasadorja e Ambasadës Sllovene në Shqipëri zj. Milena Radenkovic 
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi u shpreh e nderuar dhe mirënjohëse për prezencën e Zv. Ambasadores në këtë takim, e cila shënon një bashkëpunim të mëtejshëm jo vetëm midis dy instuticioneve , por dhe ndërmjet dy komuniteteve 
Gjatë këtij takimi diskutuam rreth rëndësisë që ka angazhimi i qytetarëve në vendimmarrje në promovimin e një qeverisje të mirë dhe transparente.
Axhenda vijoi me takime në qendrën e Sapunit Organik Roskovec, ku anëtaret e delegacionit slloven u njohën më nga afër me prodhimin artizanal të tij.
Vizita u pasua më një takim me gratë e kursit të rrobaqepsisë dhe vizitë në biznesin e një nga përfitueset nga thirrja për projekt propozime nga gratë sipërmarrëse, financuar nga Bashkia Roskovec, thirrje e cila synon fuqizimin ekonomik të grave.
Vizita dy-ditore e delegacionit slloven u përmbyll me një takim masiv, ku të pranishëm ishin : përfaqësuesja e projektit “Bashkitë për në Evropë” zj. Alda Dekovi,qindra qytetarë, intelektualë, të rinj dhe të reja.
Të pranishmit u njohën me praktikat më të mira për rritjen e pjesëmarrjes qytetare në Bashkimin Evropian  veçanërisht në Slloveni. 
“Takime të tilla synojnë forcimin e bashkëpunimit të qytetit të Roskovecit me bashki dhe organizata evropiane, për të krijuar hapësira zhvillimi në fusha të ndryshme të qytetit”- u shpreh Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Gjithshtu zj. Bufi theksoi se Bashkia e Roskovecit po punon për të mbështetur qytetarët në rritjen. E njohurive dhe informacioneve mbi Bashkimin Evropian, me qëllim që të jemi më afër BE-së. 
#Tëjeshqytetarevropian #Fuqizimipjesëmarrjesqytetare
#Evropapërqytetarët
#KëndiBE
#BashkiaRoskovec
———————————————————————————————————–
September 19, 2019 …
An intense day, with various meetings ✔️
The day began with an official meeting in the City Council Meeting Room, where besides the members of the Slovenian delegation, was invited the Vice Ambassador of the Slovenian Embassy in Albania, Ms. Milena Radenkovic 
The Mayor of Ms. Majlinda Bufi expressed her gratitude and appreciation for the presence of the Vice Ambassador to this meeting, which marks further cooperation not only between the two institutions, but also between the two communities 
During this meeting we discussed the importance of engaging citizens in decision-making in promoting good and transparent governance.
The agenda continued with meetings at the Roskovec Organic Soap Center, where members of the Slovenian delegation became more familiar with its artisanal production.
 The visit was followed by a meeting with women of the tailoring course and a business visit by one of the beneficiaries of the call for project proposals by women entrepreneurs, funded by the Municipality of Roskovec, a call aimed at the economic empowerment of women.
The two-day visit of the Slovenian delegation ended with a massive meeting attended by the representative of the project “Municipalities for Europe” zj. Alda Dekovi, hundreds of citizens, intellectuals, young and young.
The participants were introduced to the best practices for increasing citizen participation in the European Union – especially in Slovenia. 
“Such meetings aim to strengthen the cooperation of the city of Roskovec with European municipalities and organizations to create development spaces in different areas of the city” – said the Mayor. Majlinda Bufi.
Also Mrs. Bufi underline that the Municipality of Roskovec is working to support citizens in growth knowledge and information about the European Union in order to be closer to the EU. 
#EuropeanCitizens  #EmpoweringCitizenParticipation
#EuropeforCitizens
#RoskovecMunicipality
[lsvr_gallery images=”10609,10610,10611,10612,10613,10614,10615,10616,10617,10618,10619,10620,10621,10622,10623,10624,10625,10626,10627,10628,10629,10630,10631,10632,10633,10634,10635,10636,10637,10638″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Being an European Citizen- Empower Civic Participation

18 Shtator 2019…
Mirëpritëm në Roskovec delegacionin slloven, i përbërë nga 10 anëtare , përfaqësuese të pushtetit qendror, vendor dhe shoqërisë civile në Slloveni.
Dita filloi me një takim zyrtar në zyrën e Kryetares zj. Majlinda Bufi , për t’i uruar mirëseardhjen në qytetin tonë  
Kryetarja , zj. Bufi u shpreh se Bashkia Roskovec është gjithmonë e hapur për bashkëpunime të tilla, të cilat sjellin më afër jo vetëm institucionet, por dhe qytetarët, për të shkëmbyer eksperienca dhe shëmbuj nga praktikat më të mira të vendeve evropiane.
”Ne jemi të angazhuar të edukojmë komunitetin me vlerat dhe parimet e BE-së, t’i njohim dhe informojmë me praktikat evropiane, për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri pjesë e familjes së madhe të BE-së”- u shpreh mbi të gjitha
zj. Bufi 
Tema e takimit ishte fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare, kryesisht grave dhe të rinjëve, si një mjet për promovimin e qeverisjes së mirë dhe transparente.
Takimi vijoi në ambientet e Qendrës Social Komunitare me një workshop, ku anëtaret e delagacionit prezantuan disa nga praktikat e Sllovenisë për rritjen angazhimit të qytetarëve në vendimmarrje.
Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Këshillit Bashkiak Roskovec dhe punonjës stafi i Bashkisë Roskovec.
Gjatë këtij workshopi u bë një prezantim i hollësishëm i iniciativave të Bashkisë Roskovec për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, si element themelor për rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve si dhe transparencës së bashkisë. ✔️
Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit të Bashkisë Roskovec “Të jesh një qytetar evropian- rritja e pjesëmarrjes qytetare” në bashkëpunim me organizatën sllovene “Rrjeti Evropian për Barazi Gjinore – Zyra e Lubjanës ”,financuar nga Bashkimi Evropian 

Roskoveci i uron mirëseardhjen delegacionit Slloven

[lsvr_gallery images=”10686,10687,10688,10689,10690,10691,10692,10693,10694,10695,10696,10697,10698,10699,10700,10701,10702,10703,10704,10705,10706,10707,10708,10709,10710,10711,10712,10713,10714,10715,10716,10717,10718,10719,10720,10721,10722,10723″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook