Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: January 24, 2019

Takim me komunitetin

Pasqyrim i takimit të përjavshëm me komunitetin e Bashkisë Roskovec.
Informimi rreth problematikave që ka komuniteti është shtylla kryesore e punës sonë.
Takimi i ditës së sotme u zhvillua nga Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
#Informim[lsvr_gallery images=”9780,9781,9782,9783″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Plani i pergjithshem vendor

Bashkia Roskovec dhe studio konsulente “ATELIER 4” për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor zhvilluan ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec , takimin konsultativ me komunitetin e Bashkisë Roskovec lidhur me hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm vendor.
Gjatë prezantimit, kompania që po harton planin u ndal tek elementët që përbëjnë këtë dokument të rëndësishëm për Roskovecin.
Gjithashtu u prezantuan elementet që përbëjnë zona të veçanta ekonomike, ato me strategji zhvillimi dhe ato të banimit.
Më tej nga qytetarët u propozuan disa ide që do të bëhen pjesë e këtij plani.
Në emër të Bashkisë Roskovec këtë takim dhe pjesëmarrjen e qytetarëve e përshëndeti Zv. Kryetari, z. Isa Hoxha, i cili tha se ishte e domosdoshme që të kishte sa më shumë informacion, mendime e sugjerime nga ana e qytetarëve në mënyrë që në përfundim të kishim një dokument sa më funksional në shërbim të zhvillimit të sigurt të zonës.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9771,9772,9773,9774,9775″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook