Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: July 27, 2018

Promovimi i “Qytetarëve të Nderit”

Një mbrëmje e paharrueshme ditën e djeshme, nën interpretimin e shkëlqyer të këngëtareve: Silva Gunbardhi, Ervis Behari, Renato Jaho, Selim Paja, Edmond Muho dhe dy këngëtarët e zonës Ylli Dardha dhe Arbër Pelo.
Mbrëmë promovuam Qytetarët e Nderit të shpallur nga Këshillat Bashkiak në vite dhe titujt “Njeriu I Vitit 2017”, të zgjedhur nga vetë komuniteti.
Sot mirëpresim Ish Kryetarët dhe Ish Deputet roskovecarë.
Qendroni me ne.
Jo vetëm muzik.
Shumë surpriza për ju sot.
Mos mungoni!
[lsvr_gallery images=”8667,8668,8669,8670,8671,8672,8673,8674,8675,8676,8677,8678,8679,8680,8681,8682,8683,8684,8685″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbyllet cikli i parëi shkollës verore

Dita e sotme shënon fundin e ciklit të parë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Stafi organizator i shkollës verore ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
Kryebashkiakia zj. Bufi dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci, shpërndanë çertifikata për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe i uruan për përkushtimin dhe seriozitetin që ata treguan gjatë gjithë ditëve të shkollës verore.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore
[lsvr_gallery images=”8700,8701,8702,8703,8704,8705,8706,8707,8708,8709,8710,8711,8712,8713,8714,8715,8716,8717,8718″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë familjeve në nevojë

Dita e sotme për familjen e z. Pajtim Shehu është një ditë e gëzueshme.
Familja Shehu, një familje në kushte shumë të vështira ekonomike dhe në një banesë që nuk plotëson kushtet minimale për të jetuar, tashmë nuk është më vetëm.
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën ambientaliste “Zharrëza” me Drejtor z. Qani Rredhi, do mundësojnë rikonstruksionin e banesës së kësaj familje.
Për ti takuar më nga afër dhe për ti shprehur mbështetjen e Bashkisë Roskovec ishte Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
Gjithmonë pranë familjeve në nevojë.
[lsvr_gallery images=”8688,8689,8690,8691,8692,8693,8694,8695,8696,8697″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook