Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: January 30, 2018

Investojmë për të rinjtë

“Ask not what your country can do for you—ask what you can do for your country”
(Mos pyesni çfarë shteti mund të bëjë për ju por çfarë ju mund të bëni për shtetin tuaj)
Me këtë shprehje të John Kennedy e filloi takimin përfaqësuesi i “Peace Corps” z. Robert White, takim me fëmijët e shkollës 9- vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, Velmish.
Bashkëpuntorët e këtij organizimi ishin Koordinatori i “Social Qendër Komunitare” z. Endri Goga, Drejtori i shkollëz z. Gëzim Xhindi dhe mësuesja Elvira Tomorri.
Z. White iu foli nxënësve për rolin e tij si vullnetar i “Peace Corpus” dhe ndau me ta eksperiencat dhe impresionet e tij nga vendet ku ai kishte jetuar e punuar.
Interesi i lartë i fëmijëve për të mësuar më shumë për “Peace Corps” i bëri shumë përshtypje z. White.

[lsvr_gallery images=”7165,7166,7167,7168,7169,7170,7171″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Analiza vjetore e Q.SH. Kuman

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Kuman znj. Blerina Buzi, zhvilloi analizën vjetore të vitit 2017. Të pranishëm në këtë takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, përfaqësues të HAP-it znj.Mirela Cami, drejtuesit e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të bashkisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Kuman, specialistja e Shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi dhe pjesëmarrje nga komuniteti.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2018.
Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.
[lsvr_gallery images=”7174,7175,7176,7177,7178,7179,7180,7181,7182″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook