Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: November 24, 2017

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 24. 11. 2017 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin Nëntor 2017
2. Diskutimi dhe miratimi i paketës fiskale për vitin 2018
3. Informacion për proçedurën e ndjekur nga Bashkia Roskovec për çështjen e pronësisë së qytetarit z. Nikollaq Deliu.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
Informohuni!

[lsvr_gallery images=”6667,6668,6669,6670,6671,6672,6673,6674,6675″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pastrojmë Shqipërinë në një ditë!

Ta Pastrojmë Shqipërinë – 24 Nëntor 2017
Ky aktivitet vullnetar pastrimi filloi ditën e sotme dhe shënon hapin e parë për një mjedis të pastër dhe një jetë të shëndetshme.
Në këtë aksion u përfshin nxënësit e të gjitha shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Roskovec dhe të gjithë punonjësit e administratës.
Bashkia vendosi në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme (mjete, dorashka, thasë etj) me qëllim lehtësimin e këtij aksioni me rëndësi kombëtare.
Misioni kryesor i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi, ndërgjegjësimi, kontributi në komunitet dhe gjithëpërfshirja.
Aktivitete të kësaj natyre do të organizohen për 6 muaj me rradhë.
Të gjithë mund të japim kontributin tonë për mjedisin, për shtëpinë tonë të përbashkët.
Të gjithë bashkë ne mundemi!

#JepDheTiKontributinTënd!
#PastrojmëShqipërinëNëNjëDitë
[lsvr_gallery images=”6737,6738,6739,6740,6741,6742,6743,6744,6745,6746,6747,6748,6749,6750″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook