Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Thuaji ndal dhunës!

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi i Ekipit Multidisiplinar të Mekanizmit të Koordinuar dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, me mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), financim të Qeverisë Suedeze. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, koordinatorja vendore kundër dhunës në familje në bashkinë Roskovec znj.Elfrida Goga, përfaqësues të qendrës Selam, përfaqësues nga Drejtoria Arsimore Fier, përfaqësues nga gjykata, policia, njësitë administrative dhe përfaqësues nga komuniteti. Gjatë këtij takimi anëtarët e ekipit teknik diskutuan mbi ecurinë e këtij mekanizmi dhe konkretisht për dy rastet e dhunës të cilat u identifikuan.
Nëse ndiheni të dhunuar drejtohuni pranë Reagimit të Koordinuar të Komunitetit në Bashkinë Roskovec.

[lsvr_gallery images=”5717,5718,5719,5720,5721″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x