Takim pune me drejtuesit e shkollave
Pasqyrimi i një takimi pune me drejtuesit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
E pranishme në këtë takim ishte dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci.
Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi uroi një vit të mbarë mësimor për të gjithë mësuesit të cilët çdo ditë përçojnë dijen dhe edukojnë brezat.
Zj. Bufi u bëri me dije drejtuesëve të shkollave vendimin e Këshillit Bashkiak për rimbursimin e vlerës së paketës së librave për të gjithë fëmijët e klasës së pestë. 📚
Po ashtu Kryetarja theksoi se arsimi është dhe do të jetë në vëmendje të Bashkisë Roskovec përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën shkollore, duke krijuar kushtet që stafet pedagogjike dhe nxënësit meritojnë.✅[lsvr_gallery images=”9314,9315,9316,9317,9318,9319″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]