Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: Roskoveci

FUTBOLLI FILLOI, “RRUFEJA” DO GJËMOJË

Dje, ditën e shtunë datë 28 maj 2016 ishte një ditë historike për bashkinë e Roskovecit. Startoi kupa “24 Korriku” midis ekipeve të njësive administrative. Ishte fillimi i një ëndrre gati 30 vjecare
Shorti i hedhur disa ditë më parë vuri përballë ekipin e Roskovecit me atë të Kurjanit. Me një ceremoni modeste ekipet u rreshtuan të shoqëruar edhe nga fëmijët që luajnë në ekipet zinxhir.
Më pas u erdhi radha e fotografive zyrtare të të dy ekipeve dhe një të përbashkët ku e pranishme ishe dhe zj. Majlinda BUFI, kryetare e Bashkisë. Me duartrokitje u prit edhe një moment tjetër: në rrethin e mesit të fushës u rreshtuan në formë harku për të nderuar me një minutë heshtje ish-futbollistin e “RRUFESË” Dine Braho që ndërroi jetë para disa ditësh. Në shenjë nderimi për të ishte përgatitur edhe një fanelë simbol me mbishkrimin “Dine Braho jeton- Rrufeja”.
Zyrtarisht topin e parë e shkelmoi kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila përshëndeti të pranishmit e shumtë . Loja u zhvillua e bukur dhe tregoi rivalitet të plotë. Në përfundim fitues doli ekipi i Roskovecit me rezultatin 3-2. Më pas të dy ekipet kaluan se bashku disa momente miqësore e shlodhjeje ne një bar –kafe.
Ky është vetëm fillimi . Takimi tjetër do të jetë STRUMI – KUMANI që do të luhet në fushën e bukur të SUK-1. Në ditët në vijim do të ketë edhe një tjetër fotoreportazh nga ky event historik.
[lsvr_gallery images=”1633,1634,1635,1636,1637,1638,1639,1640,1641,1642,1643,1644,1645,1646,1647,1648,1649,1650,1651,1652,1653″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ROSKOVECI – QYTETI “STACION”

Ashtu modest dhe pa shumë pretendime, Roskoveci hyn te qytetet e vegjël të Shqipërisë, pse të mos themi, nga ata kuriozët dhe simpatikët. Njëlloj, si shumica e tyre, edhe ai e mbart histori dhe vlera të patjetërsueshme, të cilat na vijnë deri më sot qysh nga antikiteti i hershëm. I banuar herët si një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia, në Roskovec janë kryqëzuar gjatë të gjitha kohërave rrugët e komunikimit, qytetërimet, zhvillimet kulturore dhe bashkëjetesa midis komuniteteve. Pikërisht në këtë hapësirë gjenden shumë nga vlerat natyrore, materiale dhe shpirtërore të kulturës shqiptare. Gjetjet arkeologjike, ngjarjet historike, folklori dhe monumentet, konfirmojnë traditën e vjetër dhe të re të këtij qyteti, që bashkë me […]

Diten e diel më 8 maj 2016 gazeta DITA botoi këtë shkrim rreth qytetit të Roskovecit.

Vazhdimin mund ta lexoni në faqen elektronike të gazetës DITA, në linkun e mëposhtëm:
http://www.gazetadita.al/roskoveci-qyteti-stacion/

Facebook
Facebook