“SË BASHKU PËR NJË INTERNET MË TË SIGURT”
“SË BASHKU PËR NJË INTERNET MË TË SIGURT”
Njësia e Integrimit Evropian 🇪🇺🇪🇺pranë Bashkisë Roskove[lsvr_gallery images=”11078,11079″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]c në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt ka organizuar një diskutim me nxënësit e klasës së ΙΧ-të në mjedisin e shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve që qasja përmes internetit të jetë sa më pozitive.
Një nga politikat e Bashkimit Evropian🇪🇺🇪🇺 është edhe inovacioni dhe përdorimi i sigurt i teknologjisë në dobi të njerëzimit.
Gjithësecili nga ne ka aftësinë për të bërë një ndryshim pozitiv në internet dhe për t’a përdorur atë për qëllime pozitive dhe përfitimet që ofron. Prindërit, mësuesit dhe të gjithë ne jemi përgjegjës për edukimin, për të përçuar tek fëmijët dijen,për të nxitur selektivitetin, për të bërë zgjedhjen pozitive në internet.
🔊Kujdesi në zgjedhjet që bëni, duke lundruar në internet,ndikon në formimin e njeriut që do bëhesh nesër.
#DitaNdërkombëtareInternetitSigurt
#NjësiIntegrimitEvropianRoskovec🇪🇺🇪🇺
#KëndiBE
#IntegrimiFillonNgaNe
#BashkiaRoskovec🇦🇱🇦🇱