“ Roskoveci, Myzeqeja dhe Skëndërbeu ” ishte aktiviteti në nderim të Heroit tonë Kombëtar që u zhvillua pranë bibliotekës Roskovec. Nxënës të shkollave të mesme, shkrimtarë të njohur, historian dhe intelektualë u takuan sot në këtë aktivitet të larmishëm me histori e interpretime.
Na nderuan me prezencën e tyre shkrimtari z. Fran Ukcama, z. Toli Shabani etnograf , z. Ilirjan Gjika historian dhe profesor z. Piro Toska.
Të pranishëm në këtë aktivitet artistik ishin gjithashtu dhe z. Thoma Goga i cili ishte organizatori kryesor i këtij aktiviteti, z. Kadri Hyska Administratori i përgjithshëm dhe z. Isa Hoxha N/ Kryetar i bashkisë.
Vlerësimi i ndikimit të figurës së Heroit tonë, roli dhe kontributi i tij në historinë kombëtare ishin qellimet kryesore të këtij aktiviteti.
#Viti_Mbarëkombëtar_i_Gjergj_Kastriotit_Skëndërbeut
#Bashkia_Roskovec

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).