Bashkia Roskovec dhe studio konsulente “ATELIER 4” për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor zhvilluan ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec , takimin konsultativ me komunitetin e Bashkisë Roskovec lidhur me hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm vendor.
Gjatë prezantimit, kompania që po harton planin u ndal tek elementët që përbëjnë këtë dokument të rëndësishëm për Roskovecin.
Gjithashtu u prezantuan elementet që përbëjnë zona të veçanta ekonomike, ato me strategji zhvillimi dhe ato të banimit.
Më tej nga qytetarët u propozuan disa ide që do të bëhen pjesë e këtij plani.
Në emër të Bashkisë Roskovec këtë takim dhe pjesëmarrjen e qytetarëve e përshëndeti Zv. Kryetari, z. Isa Hoxha, i cili tha se ishte e domosdoshme që të kishte sa më shumë informacion, mendime e sugjerime nga ana e qytetarëve në mënyrë që në përfundim të kishim një dokument sa më funksional në shërbim të zhvillimit të sigurt të zonës.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).