NJË VIZITË PUNE – NJË BASHKËBISEDIM
Sot në qendër të fshatit Luar kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda BUFI shkoi për të parë nga afër ambjentet e shkollës, vendin ku do të ngrihet një lapidar si dhe problemet e zakonshme. Të ndodhur rastësisht banorë, të rinj e veteranë u mbodhën për të bashkëbiseduar me kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda. Në lokalin pranë shkollës një kafe pa protokoll dhe biseda të lirshme. Një nga pikat me të debatuara për banorët është rruga. Zj. Majlinda premtoi shtrimin e saj me çakull dhe rërë bituminoze si fazë e parë emergjente. Pasi të përfundoi studimi i grupit gjeologjik për gjurmën e rrugës, do të hidhen hapat e mëtejshëm për ndërtimin e saj sipas parametrave bashkëkohorë. Gjithashtu u ngrit edhe problem i ujit, i një kanali shkarkues si dhe sistemimi i fushës së sportit. Për të gjitha këto u dhanë përgjigje nga zj. Majlinda se shumë shpejt do të futen në rrugën e zgjidhjes .