Mblidhet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike: Roskoveci qytet më i sigurt.
Është zhvilluar në Bashkinë Roskovec mbledhja e parë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike ,
Synimi kryesor i Këshillit është të vërë në lëvizje të gjithë aktorët vendorë për të trajtuar së bashku çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje dhe çëtje të tjera që lidhen me sigurinë publike. Po ashtu, ky grupim këshillimor, që kryesohet nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, do të shërbejë për të identifikuar sfidat e komunitetit vendor sa i takon sigurisë personale.
Të pranishëm në këtë takim të parë ishin: Shefi i Komisariatit Fier z. Artur Selimaj, Shefi i Sektorit të Rendit z. Gazmend Shehu, Zv/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Postës së Policisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të grupeve të marxhinalizuara, komuniteteve fetare, organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit.
Zv. Kryetari z. Hoxha shprehu : “ Vendosja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes gjithë aktorëve vendorë, përfshirë shoqërinë civile, policinë, shërbimet sociale dhe komunitetet fetare, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë së qytetarëve”.
Ky takim moderohej nga zj. Xhesika Korra, koordinatore projektesh pranë qendrës “Epoka e Re”.
#KëshilliVendorSigurisëPublike
#BashkiaRoskovec

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).