Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 19. 11. 2018, ora 17:00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit, organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Nëntor.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak

Shkarko

Dëgjesa Publike “Plani i Përgjithshëm Vendor Roskovec”

Njoftojmë të gjithë qytetarët se në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor Roskovec, do të organizohet dëgjesa publike në Roskovec.
Ju mirëpresim ditën e martë, më datë 18.12.2018, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec, ora 14:00.
Eja dhe Ti!
Bëhuni pjesë e vendimarrjes!

Shkarko

ëhje

Aplikime për bursa studimi

Njoftojmë të gjithë studentët e vitit të parë, të arsimit universitar sistemi Bachelor, në Institucionet e Arsimit Publik se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi nga fondi i mbështetjes studentore.
Nëse jeni të interesuar, jeni të lutur të dorëzoni të gjithë dokumentacionin e duhur brenda datës 10 Janar 2019.
Aplikimet bëhen pranë Sekretarisë së Këshillit Bashkiak, Bashkia Roskovec.
Ju faleminderit!
#BursaStudimi
#BashkiaRoskovec
20181211-112948_p0

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Më datë 19 Dhjetor, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit për vitin 2018.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj mbledhje.
Ju rikujtojmë se të gjitha mbedhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura.
#MbledhjeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec

Dëgjesa publike për projekt buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2019

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec se ditën e martë, më datë 18 Dhjetor, ora 14:00, zhvillohet dëgjesa publike për “Projekt- Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2019”.
Takohemi pranë Pallatit të Kulturës Roskovec.
Jeni të lutur të merrni pjesë sepse mendimet tuaja janë prioritet në punën tonë.
#Përnjëproçestransparent
#Proçesgjithëpërfshirës

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Te dashur bashkëqytetarë,
Më datë 19 Janar, ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit për vitin 2019.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj mbledhje.
Ju rikujtojmë se të gjitha mbedhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura.
#MbledhjeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec

Ftesë për pjesëmarrje në kuadër të projektit Reload

Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së II-të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec në bashkëpunim me UNDP kanë kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e tre prioriteteve Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.

Ky aktivitet organizohet me datë 04 Shkurt në orën 14.00, pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.

Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë 3 fushat prioritare bashkë me 2 nënprioritete për secilën. Prioritetet finale të përcaktuara në këtë takim do të jenë fushat e Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.

Në bazë të dokumetave strategjikë të Bashkisë Bashkia Roskovec, pesë prioritetet strategjike të propozuata nga Bashkia Roskovec janë:

Prioriteti 1. Zhvillim i qendrueshëm i turizmit

Nënprioriteti 1: Krijimi i guidave dhe sinajistikave turistike

Nënprioriteti 2: Krijimi i strukturave informuese për mështetjen e turizmit

Prioriteti 2: Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendimmarrje

Nënprioriteti 1: Krijimi dhe angazhimi i këshillave qytetarë

Nënprioriteti 2: Krijimi dhe angazhimi i grupeve rinore/ bordeve rinore

Prioriteti 3: Zhvillim ekonomik i qendrueshëm

Nënprioriteti 1: Mundësimi i kurseve profesionale, të çertifikuara

Nënprioriteti 2: Krijimi i bizneseve sociale me fokus gratë dhe grupet e marxhinalizuara

Prioriteti 4: Përfshirja sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Nënprioriteti 1: Aktivitete sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Nënprioriteti 2: Trajnime profesionale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Prioriteti 5: Zhvillim i qendrueshëm i bujqësisë

Nënprioriteti 1 Ndërgjegjësimi dhe krijimi i Grupeve Lokal të Veprimit sipas modelit LEADER

Nënprioriteti 2: Programe mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset

Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 2 Shkurt 2019 në adresën e emailit: info@bashkiaroskovec.gov.al ose në adresën everina.tafa@gmail.com

Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.

Facebook
Facebook