Rikonstruksioini i rrugës Velmish

Jo vetëm në Roskovec 
Duke punuar çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë sonë 
Jemi gati në përfundim të rrugës në qendër të Velmishit, njësia administrative Strum, me të gjitha standartet urbanë.

Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut

Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua Konferenca e Parë Zgjedhore e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut (OKDA). Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve, të deleguar të Kryesisë së Përgjithshme të OKDA, përfaqësues nga bashkia dhe prefektura.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i OKDA Fier z. Sokrat Ikonomi dhe më pas fjalën e mori i deleguari i Kryesisë së Përgjithshe të OKDA-së z. Todi Bozo dhe përfaqësuesi i prefekturës z. Maksim Goga. Qellimi i këtij takimi ishte krijimi i strukturave drejtuese të degës së re të OKDA-së.
Në mënyrë unanime antarësia dhe drejtuesit e pushtetit vendor propozuan si drejtues të Kryesisë z. Thoma Goga, N/ kryetar z. Agur Xhafa dhe z. Kasem Ruko dhe sekretar z. Gëzim Goga.
Të zgjedhurëve i urojmë suksese në detyrën e tyre të re.

74 vjetori i batalionit partizan “Tefik Lapani”

Ashtu dhe siç ka qenë traditë, sot u festua 74 vjetori i batalionit partizan “Tefik Lapani” në fshatin Suk. Merrnin pjesë banorë të zonës, pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues nga bashkia, prefektura dhe intelektualë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, pranë lapidarit u vendosën kurora me lule në emër të bashkisë Roskovec, Komitetit të Veteranëve të rrethit Fier, organizatës të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të zonës.
Takimin e organizuar me këtë rast e hapi Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi. Më pas, për rolin dhe kontributin e batalionit “Tefik Lapani” foli z. Jakup Hazizi si përfaqësues i veteranëve të zonës dhe z. Maksim Goga përfaqësues i prefekturës.
Z. Miti Mito shpërndau kartat e anëtarësimit për pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe çertifikata mirënjohjeje për punën e palodhur që pasardhësit e veteranëve kanë treguar në vite.
#Kujtojmë_të_shkuarën
#Lavdi_Dëshmorëve

Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian

Po vijojmë punën për të mundësuar kushte më të mira jetese në banesat e 28 familjeve të komunitetit rom.  Projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian”. 
Ritmi i punimeve është i lartë, për përfunduar përpara fillimit të vjeshtës, duke i siguruar dhe këtyre familjeve banesa të sigurta dhe komode.
#Në_ndihmë_të_familjeve_në_nevojë
#Bashkia_Roskovec

Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian

Po vijojmë punën për të mundësuar kushte më të mira jetese në banesat e 28 familjeve të komunitetit rom.  Projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian”. 
Ritmi i punimeve është i lartë, për përfunduar përpara fillimit të vjeshtës, duke i siguruar dhe këtyre familjeve banesa të sigurta dhe komode.
#Në_ndihmë_të_familjeve_në_nevojë

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 23. 08. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin gusht 2017.
2. Ndryshim në objektin e vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 12 datë 20.02.2017 “ Për miratimin për kryerjen e Partneritetit Publik Privat (PPP)”.
3. Miratimi i ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017.
4. Miratimi i tavanëve përfundimtarë të shpenzimeve për programin buxhetor afat- mesëm 2018- 2020.
5. Ndërtimin e linjës së furnizimit të ujësjellësit, dega Roskovec- Depot Suk 1 dhe Suk 2, blerje materialesh.
6. Projekt- ide mbi vendosjen e sinjalistikës rrugore në rrugët kryesore të qytetit të Roskovecit.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
#Informohuni!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak