Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen
“Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”.
Kjo ishte tema e takimit të sotëm të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak me përfaqësues znj. Mirela Arqimandriti Drejtore Ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, znj. Laureta Memo, Eksperte për angazhimin qytetar, Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, znj. Fiorela Shalsi, Menaxhere e Programit Kombëtar, Pjesëmarrja në Politikë e Vendimmarrje UN Women, N/ Kryetare znj. Hava Begaj, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të bashkisë dhe përfaqësues nga komuniteti. Në këtë takim u prezantuan rezultatet nga sondazhi i zhvilluar në komunitet. Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen është një qasje dhe mundësi e mirë që stafi i bashkisë të kuptojë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve.
Në pjesën e fundit të takimit pati një bashkëbisedim të ndërsjelltë midis përfaqësuesëve të bashkisë dhe komunitetit. Ky është një projekt me shumë vlerë për ecurinë e mëtejshme të punës së bashkisë.
[lsvr_gallery images=”4681,4682,4683,4684,4685,4686″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]